-Je këshilltar i Filip Çakulit.Të dëgjon?

– Më dëgjon me vëmëndje, -pa hequr llullën nga goja.- Mban shënime…dhe bën të kundërtën!

– Nëse nuk do të ishte politika, për çfarë do të shkruanit?

-Për seksin.

-Ironizimin e vetvetes. Nga të vjen muza?

-Kohë më parë isha në Madrit. Shkova në muzeun”Pikaso”. Ishte java e Rembrandtit. Më ka ngelur ndërmend një autoportretet i piktorit. E kishte paraqitur veten as femër dhe as mashkull. Tallej me veten. Është kulmi i suksesit kur piktori, shkrimtari arrijnë të tallen me veten. Dhe nuk është e lehtë. Imagjinoni se çfarë reagimi do të kishte nëse p.sh. kryeministri do të qesëndiste veten?!

-Sa seriozisht të marrin, kur i thua gjërat me humori?

-Gjërat më serioze thuhen me humor. Po të tregoj një barcaletë. E pyetën një bizesmen: -Si u bëre milioner?…Gruaja-tha ai….-Si të bëri?…-Isha miliarder,- u përgjigj burrë ziu?

-Çfarë mendon gruaja, për gjërat që shkruan?

-Më vjen turp nga shoqet!

-Çfarë keni përfituar nga politika?

– Kullota për 6 vjet si deputet…Në vitin 1991, më thanë të bëhesha ambasador në Romë. Nuk pranova. Në vitin 1992 refuzova postin e ministrit të Turizmit, në qeverinë Meksi. Më thanë përsëri për ambasador në Romë. Nuk pranova. Më shumë u thartua Ezmerka.

-Pse u bërë dhëndër 61 vjeç?

-Që të mbaj larg pleqërinë.

– Duhet të ketë diferencë në moshën mes burrit dhe gruas?

-Ia rekomandoj çdo çifti, që të martohen me diferencë 10 vjet. Gruaja nga natyra bie shpejt, humbet dëshirën , kur burri ka ende epsh. Pastaj me mënyrat që ka gjetur shkenca, burri nuk shteron kurrë..

-Përse e ka fjalën?

-Për viagrën. Nuk është e vërtetë se viagra bën dëm, siç vrau ambasadorin amerikan. Çdo gjë do masën e vet. Edhe vera, po ta teprosh të merr jetën.

-Ke përdorur viagra? Po politikanët?

-Po. I përdorin shumë burra. Nuk tregojnë sepse kanë turp.

-Kanë mbetur shumë burra pa tradhëtuar gratë?

-Zor të kenë mbetur burra të tillë, sidomos me daljet jashtë shtetit ku seksi është sheshit. Në mëmëdhe frenohen nga opinioni. Nëpër Evropë, lëshohen si dema azatë.

-A bëhet ndonjëherë xheloze Ezmerka?

– Jo. Mendon se nuk mund të gjej më të mirë sesa ajo. E shikon veten pa konkurrente. Njerëzit habiten me mendimet e gruas sime, me sigurinë e saj. Edhe unë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *