Jetëgjatësia
Një burrë i moshës mesatare, shkon te mjeku: – Doktor, ka ca kohë që kam shumë frikë nga vdekja. Dua të jetoj sa më shumë të jetë e mundur. Çfarë të bëj?
– Hëm… Mjekime për këtë nuk ka, në fakt, por më thoni: A pini duhan?
– Po, një paketë në ditë!
– Mirë, atwhere do ta lini menjëherë duhanin. Pini alkool?
– Një gotë verë në drekë dhe ndonjë birrë në fundjavë…
– Atëhere, filloni të pini vetëm ujë. Po për të ngrënë, çfarë hani?
– Po, gjithçka më shijon…
– Duke nisur nga sot, do të ndiqni një dietë shumë të rreptë; vetëm perime të ziera, pa kripë dhe djathë pa yndyrë… Dhe, as mos e çoni ndërmend ta ndërprisni ndonjëherë këtë dietë! Bëni seks?
– Po, pak a shumë një herë në javë, me gruan…
– Epo, duke nisur që nga sonte, ju do të flini në krevate të ndara. Nuk do të ketë kurrë më seks për ju!
– Doktor, po këto qenkan shumë të vështira! Të paktën, a jeni i sigurtë se do të jetoj më gjatë?
– Me thënë të drejtën, këtë nuk e di, ama, ju siguroj se juve do t’ju duket një përjetësi!

Gjëagjëza
– Çfarë është një gjë që ditën leh dhe natën noton?
– Proteza e vjehrrës sime!

Lepujt
Lepujt duke bërë seks:
Ai: – E dashur, mos u shqetëso, nuk do të të vras. Të vrava?

Astronatutët
Dy astronautë të dashuruar hanë darkën në një restorant në Hënë.
Ai: – Pa shiko… a nuk është e pabesueshme? Po hamë në një restorant mbi Hënë! Si të duket?
Ajo: – Ke të drejtë, i dashur, ushqimi është fantastik, ama nuk ka atmosferë…

Në farmaci
Tre miq takohen rastësisht në një farmaci.
I pari: – Dymbëdhjetë prezervativë, ju lutem, nga një për çdo muaj të vitit…
I dyti e dëgjon dhe nis të qeshë nën buzë. Pastaj, me krenari, i drejtohet farmacistit:
– Për mua, shtatë prezervativë, për të shtata ditët e javës…
I treti i drejtohet farmacistit: – Për mua, vetëm tre prezervativë.
Dy të tjerët nisin të qeshin, por ai, i qetë, i drejtohet njërit dhe vazhdon: – Një për gruan time, një për gruan tënde e një për gruan e këtij tjetrit…

Testi
Mësuesja jep temën e esesë: “Nëse do të ishe drejtor i një ndërmarrjeje…”. Të gjithë nisin të shkruajnë, përveç Benit. Pas pak, mësuesja e pyet:
– Po ti, pse nuk shkruan?
– Kjo nuk është puna ime, por e sekretares, mësuese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *