Dhurata e Krishtlindjes
Për Krishtlindje, Goni i dhuron se shoqes një hekur për hekurosje. Pasi e përdor, ajo e vë pranë telefonit. Të nesërmen, Goni del me të dy veshët e djegur dhe një shok, kur e takon, e pyet se ç’e ka gjetur… Beni i tregon se një ditë më parë, i kishte telefonuar dikush dhe ai, në vend që të kapte telefonin, kishte vënë në vesh hekurin e nxehtë…
– Aiiiiiiii, – i vjen keq shokut, po pastaj e pyet: – Po mirë, po veshi tjetër çfarë të ka?
– Po hë pra… Ai idioti, shkoi e më telefonoi për së dyti!
Seksi i çuditshëm
Një çift të moshuarish shkojnë te mjeku. Burri i shpjegon mjekut me ndrojtje: – Doktor… e dini çfarë? Kur bëj dashuri me gruan, më ndodh një gjë shumë e çuditshme…
– Ashtu? Pa më thoni…
– Epo… Një herë kam shumë vapë, kurse herën tjetër shumë ftohtë, pastaj herën tjetër, prapë shumë vapë…
– Kjo qenka vërtet e çuditshme… – futet në mendime mjeku.
– Po pra, e çuditshme fort! – ndërhyn gruaja e inatosur – E ç’mund t’i ndodhë tjetër kur bën dashuri dy herë në vit, njëherë në gusht e njëherë për Krishtlindje?!
Në burg
Një i burgosur i ankohet rojes:
– Jam shumë i mërzitur… pardje, kisha lënë furçën e dhëmbëve mbi krevat dhe ma vodhën. Dje, lashë mbi krevat krehërin dhe ma vodhën… Sot, vetëm për një çast i lashë çorapet mbi krevat dhe m’i vodhën edhe ato… E dini se çfarë dyshimi më ka lindur?
– Jo, çfarë?
– Dyshoj se në burg ka hajdutë…