1. Je djegur? Mund të përdorësh domate…
Pse? Domatet përmbajnë likopen, që është një substancë natyrale anti-inflamatore e cila qetëson lëkurën e djegur. Edhe lëngu i domates ndihmon për thithjen e një pjese të lëngut nga lëkura e djegur, duke reduktuar enjtjen (jo më kot, populli ynë i përdorte domatet pas djegieve në plazh).
Si? Prit në feta një domate të madhe dhe vëre te lëkura e djegur. Lëri për pesë minuta, pastaj hiqi, duke e lënë lëngun e domates të thahet në lëkurë. Pasi thahet, shpëlaje me ujë të ftohtë. Përsërite dy herë në ditë, derisa të lehtësohet dhimbja.

2. Për mykun e thonjve përdor zbardhues
Pse? Nuk jemi të sigurtë se si, por sipas studiuesve, zbardhuesit e ngadalësojnë shtimin e mykut të thonjve.
Si? Hidh një lugë zbardhues në një gotë me ujë (zbardhuesi i pastër mund ta djegë lëkurën, prandaj duhet holluar me ujë). Pastaj, përdor një pikatore për ta hedhur këtë përzierje nën thoin e infektuar. Bëje këtë dy herë në ditë, derisa të zhduket infeksioni. Ky proces mund të zgjasë deri në tre javë.

3. Parandaloji flluckat e këmbës me deodorant
Pse? Flluckat shkaktohen nga fërkimi i lëkurës së këmbës me këpucën ose sandalen dhe, kjo gjë, përkeqësohet nga djersitja. Deodoranti vepron në këmbë, ashtu si edhe në sqetulla; pengon gjendrrat e djersës të prodhojnë djersë.
Si? Para se të veshësh këpucët, përdor deodorantin (çdo lloj deodoranti, edhe ai me rroll-on) te shputat e këmbëve.

4. Nëse të kanë pickuar insektet, përdor aspirinë
Pse? Aspirina përbëhet nga acidi salicilik, një anti-inflamator i fuqishëm që mund të reduktojë dhimbjen dhe kruajtjen.
Si? Shtyp tri aspirina dhe shto disa pika ujë, të mjaftueshme për të krijuar një lloj paste. Aplikoje përzierjen te vendi i pickimit. Lëre për dy minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të ftohtë. Përsërite dy herë në ditë derisa dhimbja dhe kruarja të ndalojnë.

5. Ndalo gjakrrjedhjen (në prerjet e lehta) me qese çaji
Pse? Acidi tanik i çajit ka efekt rudhës, duke përshpejtuar kështu ngushtimin e enëve të gjakut, për pasojë, rrjedhjen e gjakut.
Si? Mbaj një qese çaji të përdorur, të ftohtë (jo të ngrohtë) mbi vendin e prerë, duke ushtruar pak presion, për një minutë. Shpëlaje dhe pastaj vër një ankerplast.

6. Hiq lythat me ankerplast
Pse? Disa ekspertë amerikanë zbuluan se kjo mund t’i eliminojë lezët brenda dy muajve. Ka nja dy teori përsa i përket funksionimit të tyre. Njëra thotë se ankerplasti i irriton lezët, duke shkaktuar reagimin e sistemit imunitar që i sulmon ato. Një tjetër thotë se ai eliminon virusin nga qelizat e lëkurës.
Si? Apliko një ankerplast në të njëjtën madhësi me lythin dhe lëre për 6 ditë (Nëse bie, zëvendësoje sa më shpejt të mundesh). Pas gjashtë ditësh, hiqe ankerplastin, pastroje zonën me ujë e sapun dhe lëre të hapur gjatë natës. Në mëngjes, rivendos një ankerplast tjetër dhe mbaje për 5 ditë, derisa lythi të zhduket. Ky proces mund të zgjasë deri në dy muaj, por është më pak i dhimbshëm dhe më pak i kushtueshëm se djegia e lythave te doktori.

7. Evito zbokthin me uthull molle
Pse? Aciditeti i uthullës së mollës redukton pH natural të skalpit të kokës dhe krijon një ambient jo të përshtatshëm për mykun, i cili shkakton zbokthin.
Si? Përziej gjysëm gote uthull molle me një çerek gote ujë dhe përdore për shpëlarjen e fundit të kokës, pas shampos. Bëje dy herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *