Dashi
Ju jeni shumë nervozë në këtë moment. Nuk është faji juaj, por i Marsit dhe i Uranit që ju bëjnë të ndjeshëm. Edhe semafori i kuq që zgjat shumë, ju nervozon. Mamaja ju thotë ndonjë gjë për të mirën tuaj dhe juve ju duket e padurueshme; mendoni se ajo nuk ka të drejtë. Jeni vonë, partneri/ja ju qorton dhe ju shpërtheni. Qetësohuni, merrni frymë thellë dhe reflektoni nëse ia vlen apo jo të arrini deri në këtë pikë!

Demi
Ju do të silleni mirë me partnerin/en, do të jeni të relaksuar, shpirtin kritik e keni lënë pak mënjanë në këtë kohë dhe jeni gati të shihni një film bashkë, qoftë edhe një film që i pëlqen tjetrit/ës. Ai/ajo nuk do t’u besojë syve. Është efekti pozitiv i Jupiterit në sektorin tuaj të dashurisë, i cili do të qëndrojë aty deri në shtator 2016. Në punë do të keni shumë konkurrencë, por nuk do të hiqni dorë nga qëllimet tuaja vetëm për t’u hapur rrugë të tjerëve. Do të luftoni deri në fund për t’i arritur ato.

Binjakët
Do të reflektoni për jetën në çift këtë javë. Saturni ju shtyn të bëni projekte afatgjata. Nëse jeni beqarë, do të bëni takime që do t’ju shtyjnë t’i bëni pyetje vetes: Çfarë është më mirë për mua? Çfarë dua unë vërtet? Ajo që dua, më bën të lumtur? Saturni ju bën realistë, ndërsa Marsi, luftarakë. Një shok/shoqe në krizë ka nevojë për ju; ju e keni të qartë situatën e tij/saj, më shumë se tuajën. Mos u frikësoni nëse keni shumë punë. Shpejt, gjërat do të hyjnë në ritmin e tyre.

Gaforrja
Do të jeni shumë të lidhur me familjen këtë javë. Në qendër të vëmendjes suaj do të jenë fëmijët, partneri/ja, vëllezërit, motrat, prindërit, ose gjyshërit. Në dashuri do të jeni simpatikë, do të silleni mirë dhe nuk do të rrini ngjitur me partnerin/en, por do t’i lini hapësirën që dëshiron. Në punë, ju mërziteni pak, ju mungon motivi dhe dëshira për të punuar shumë. Është e kuptueshme; është periudhë festash dhe keni dëshirë për pushime.

Luani
Kjo javë do t’i dedikohet e tëra Krishtlindjes. Ju do të shihni filma për Krishtlindje, do të dëgjoni dhe ridëgjoni këngë për Krishtlindje, bile do të ndryshoni edhe zilen e telefonit, me këtë temë. Ju e adhuroni këtë periudhë festash që ju mundëson të ndjeheni si në fëmijëri, të jeni plot entuziazëm në mes të dimrit. Nëse jeni vetëm, mund të takoni dikë, me të cilin do t’i merrni gjërat shumë shtruar, por kësaj radhe nuk jeni të nxituar. Në çift do të thoni më zë të lartë atë që mendoni, pasi Saturni ju shtyn të thoni të vërtetën.

Virgjëresha
Jupiteri do të jetë aleati juaj këtë javë. Kështu, do të dilni me shoqërinë mbrëmjeve, do të bëni dhe do t’ju bëjnë dhurata, do të merrni komplimente nga dikush… Juve do t’ju duket se i meritoni, por edhe miqtë tuaj janë dakord me ju. Në punë jeni shumë krijues; ju i shprehni mendimet tuaja pa pasur frikë dhe me siguri në vetvete. Keni një projekt afatgjatë në kohë dhe doni të kurseni para pikërisht për këtë, megjithëse nuk është e lehtë.

Peshorja
Saturni ju streson nganjëherë, bile edhe për gjëra të vogla. Mbase keni nevojë për magnezium. Marsi ju jep energji, nganjëherë me tepri. Bëni fizkulturë për të qetësuar stresin. Në çift, situata është me ulje-ngritje (më shumë me ulje, në fakt). Ka fjalë apo qëndrime që ju zemërojnë. Nëse partneri/ja është i/e zgjuar, nuk do t’ju prekë në pikat e dobëta. Nëse jeni vetëm, do të tregoheni shumë agresiv me njerëzit realistë. Në punë, do të zhvilloni mirë punën në grup.

Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën më të dashuruar, më të relaksuar dhe me humor më të mirë se zakonisht. Ju keni dëshirë të kënaqni partnerin/en dhe kjo është reciproke. Sensualiteti juaj është në maksimum, ju ndjeheni mirë në vetvete. Përsa u përket shpenzimeve, vendimet inteligjente ju japin një ndjesi sigurie. Sidoqoftë, doni të fitoni më shumë para. Krijimtaria juaj është në maksimum dhe idetë ju vijnë vetë, pa bërë shumë përpjekje.

Shigjetari
Dielli dhe Saturni janë pozitivë për ju këtë javë. Më në fund, keni një ide më të saktë se çfarë doni të bëni në vitet që vijnë. I keni të gjitha informacionet që ju duhen dhe ju takon juve të veproni tani. Mos e lini për më vonë. Në 2016-ën duhet të kapërceni frikërat tuaja dhe t’i futeni punës. Nuk ka nevojë edhe për nxitim; mund ta merrni shtruar. Mesi i javës do të jetë i qetë dhe rutinë, por kjo lloj rutine ju pëlqen.

Bricjapi
Mërkuri dhe Plutoni janë në shenjën tuaj. Keni dëshirë të evoluoni në punë dhe përgatisni një kërkesë për shefin tuaj, ose dëgoni CV-në tuaj në një punë tjetër. Nuk keni dëshirë të rrini aty ku jeni tani dhe Plutoni shton ambiciet tuaja. Ju do të rregulloni gjithashtu disa komplekse të vjetra të fëmijërisë, fizike apo psikologjike. Ju doni të bëni përpara, të ndjeheni mirë dhe jeni gati të bëni gjithçka për këtë.

Ujori
Një gabim i një shoku/shoqeje ju mërzit. Ju i jepni rëndësi miqësisë dhe e keni të vështirë ta kuptoni kur ju bëjnë keq. E keni gjithmonë mendjen te lëndimi tuaj, megjithatë diskutojeni këtë me tjetrin/ën, përndryshe nuk do të arrini ta harroni këtë histori. Nëse jeni vetëm, një takim sentimental do t’ju turbullojë dhe eksitojë, por shpejt do ta kuptoni se tjetri/a është i/e joshur vetëm fizikisht nga ju. Nëse jeni në çift, do të bëni projekte pushimesh për festa. Nuk është vonë ta bëni këtë.

Peshqit
Neptuni dhe Afërdita janë në harmoni, dashuritë tuaja janë para së gjithash romantike. Në çift ju ndjeheni mirë, sepse ia vini veshin tjetrit. Një projekt për rregullimin e shtëpisë ju eksiton. Nuk ka nevojë të veproni, por idetë i keni dhe së shpejti do t’i bëni realitet. Nuk keni pse nxitoheni. Kujdes paratë, sepse nganjëherë keni tendencë të shpenzoni kot. Në punë jeni shumë të përqendruar pas një projekti të vështirë.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *