Aktorja e humorit Rita Lati, pas kaq vitesh në skenë ka vendosur të bëjë një tjetër hap në jetën e saj.  Edhe pse nuk bëhet fjalë për skenën, përsëri ka lidhje me artin, me atë të gatimit. Ajo bashkë me motrën e saj kanë hapur restorantin e tyre me emrin “Goia”  i cili ndodhet në Vaqarr ku pret një ambient komod, me shumë ngjyra, me verë franceze dhe  bisedë të ëmbël nga Rita. Nuk e dimë nëse dy motrat marrin pjesë në gatimet që serviren por, edhe nëse jo, me siguri aktorja di si ta bëjë ambientin e frekuentueshëm. Kështu vijon parada e personazheve të njohur, të cilët pas disa vitesh në skenë, vendosin të hapin biznesin e tyre  dhe në rastin e Ritës, zgjedhja ka qenë një restorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *