luku 1Dukja 1: Princesha e rrugës

– Si e ke krijuar këtë luk?
– Këtë fustan e pashë në një nga dyqanet e mi të preferuar, që propozon gjithmonë veshje të çmendura dhe unike, me çmime vërtet të leverdisshme. Më pëlqen ky stil prej gjimazisteje amerikane. Fustani ka përparësinë të jetë i fryrë, gati i ngurtë, me një volum të vërtetë në ije, gjë që lejon të dalin më në pah këmbët. Për të thyer këtë luk shumë vajzëror me këtë fustan që bie në sy, zgjodha aksesorë më neutralë dhe të ndryshëm nga shkëlqimi i fustanit: Atlete të bardha cohe, me pak takë dhe një çantë me stampime leopardi, që më kujton rrugët e Londrës dhe që nxjerrin më në pah fustanin tim.
– Cila është ajo “diçkaja” personale që i ke dhënë këtij luku?
– Pa dyshim, çanta. Ajo ka formën e thjeshtë të një çante plastike, por është prej materiali të çmuar (lëkurë mëzi) dhe është njëkohësisht shik e avangardiste. Është një kopje e çantave prej lëkure të firmës Marie Turnor, që imitojnë qeset prej letre, me të cilat amerikanët marrin me vete drekën.

 

 

 

 

luku 2Dukja 2: Disko-funk
– Si e ke krijuar këtë luk?
– Në fillim, më pëlqeu ky fustan-këmishë i stërmadh dhe ajror i firmës & Other Stories. Është prej pambuku shumë të hollë, me prerje XXL dhe me stampim të çmendur. Po rrezikoja me lukun tim, por e shoqërova me një minifund me xixa të një marke që më pëlqen veçanërisht, Shiatzy Chen, që e quajnë edhe “Chanel-i i Tajvanit”! Kështu, stampimeve të këmishës iu shtuan edhe xixat e fundit. Megjithatë, e zbuta lukun tim me këpucë me platformë me lidhëse (derby), duke krijuar kështu një siluetë gati të viteve ‘90. Çanta e dorës është një model i bukur i stilistes Raquel Achache, që është një krijuese që e adhuroj dhe që ka krijuar markën e çantave të luksit Abaco.
– Cila është ajo “diçkaja” personale që i ke dhënë këtij luku?
– Pa dyshim, kombinimi i veshjeve që bien në sy. Rrallë këshillohet të vishen dy gjëra që bien në sy (fustani dhe minifundi), por dukjet më të suksesshme janë ato ku përzihen materialet e ndryshme, epokat dhe stilet e ndryshme.

 

 

 

 

luku 3Dukja 3: “Kukulla e rrugës”
– Si e ke krijuar këtë luk?
– Për të qenë e sinqertë, shoqëria ajrore kishte humbur valixhen time gjatë udhëtimit për në Milano dhe Air France më dhuroi një bluzë t-shirt të bardhë. Meqë nuk kisha marrë bluza të tilla, më shërbeu për këtë luk sa seksi, aq edhe të relaksuar. E kombinova bluzën e bardhë me një palë pantallona të shkurtra, të fryra, prej lëkure ngjyrë nudo, të cilat i kisha blerë në një dyqan të vogël në Paris. Më pëlqen stili i tyre seksi që zbulon këmbët dhe që bën kontrast me thjeshtësinë e bluzës apo të çizmeve me qafë të shkurtër.
– Cila është ajo “diçkaja” personale që i ke dhënë këtij luku?
– Pa dyshim, syzet e djellit të firmës Etnia Barcelona x Yves Klein. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të parë mes Kleinit dhe një firme mode, Etnia Barcelona. Më pëlqen xhami i tyre pasqyrë ngjyrë blu dhe skeleti i artë, që bie në sy.
Blerta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *