foto grimi plakes foto grimi plakes 2

 

 

 

 

 

 

 

 

Grimi i keq edhe mund të të… plakë!
10 gabime që s’duhet t’i bësh

E di që buzëkuqi ose modeli i flokëve mund të të tregojë më të madhe nga ç’je? Ekspertët e bukurisë tregojnë çfarë gabimesh bukurie bëjmë, që na shtojnë vitet mbi supe dhe japin këshillat që të dukesh sa më në formë dhe e re…

1. Toni i syve me xixa
Mbase tonet e tilla mund të jenë në modë, por vepro me kujdes. Zona rrotull syve është e para që tregon shenjat e plakjes sepse lëkura në atë zonë nuk ka gjendrra yndyre dhe ka tendencë të thahet e të rrudhet me kalimin e kohës. Tonet me xixa mund të qëndrojnë ndërmjet rrudhave, duke i theksuar më shumë ato. Për këtë arsye, zgjidh tone sysh mat që japin të njëjtën ngjyrë, pa efektet e padëshirueshme.

2. Alkooli
Herën tjetër, kur të festosh, alternoji gotat e pijeve me ato me ujë. Pirja e alkoolit shkakton çhidratim dhe hap enët e gjakut, që të dy, faktorë që e bëjnë lëkurën të duket e lodhur dhe jo e shëndetshme. Mundohu të pish një gotë ujë për çdo gotë pije alkooli. Kjo do ta ndihmojë lëkurën të jetë e hidratuar.

3. Flokët shumë të gjatë e të drejtë
Një gabim tjetër që bëjmë, janë flokët shumë të gjatë e të drejtë, që nuk krijojnë fare volum në kokë, por anash fytyrës. Ky model bën që tiparet të duken edhe më të varura nga ç’janë në të vërtetë. Në vend të kësaj, zgjidh një model me kënd, për t’u dhënë ngritje mollëzave dhe shkallëzim, që të krijohet volum në majë të kokës.

4. Aplikimi i autoabronxantit rrotull syve
Nëse e aplikon autoabronxantin shumë afër syve, do të krijosh një zonë të errët rrotull tyre, duke i hequr shkëlqimin lëkurës e për pasojë, duke u dukur më e madhe në moshë. Për të pasur një shkëlqim rinor, të shëndetshëm në fytyrë, përdore autoabronxantin jashtë fytyrës, për të krijuar efektin e aureolës. Aplikoje në vijën e nofullës dhe qafë, që të jenë me të njëjtën ngjyrë. Kjo do të japë shkëlqim.

5. Mosshtrirja e kremit-pudër me sfungjer
Mendon se i fsheh rrudhat nën kremin-pudër? Nëse e përdor me tepricë, mund të arrish efektin e kundërt. Pasi ta aplikosh, krijo një pamje të butë e natyrale duke e shtrirë kremin-pudër me një sfungjer të vogël grimi, i cili heq kremin-pudër që është futur nëpër rrudha dhe e shpërndan atë në mënyrë më uniforme.

6. Stresi
Stresi e bën trupin të kalojë në fazën e mbijetesës duke pompuar adrenalinë për të zgjuar shqisat. Kjo mund të jetë diçka e dobishme nëse je në rrezik, por periudhat e zgjatura të stresit mund të ndikojnë negativisht në lëkurën tënde. Kur trupi përpiqet të mbijetojë, organet më jetësore, si zemra, mushkëritë dhe truri, punojnë të sforcuar. Lëkurës, një organi më pak vital, i mungojnë substancat ushqyese të nevojshme e për pasojë, ajo duket më e lodhur dhe pa shkëlqim. Luftoje stresin duke futur në jetën e përditshme teknikat e relaksimit, si: Joga, meditimi, frymëmarrja e thellë, etj.

7. Flokët shumë të thatë
Flokët që kanë pësuar shumë ngjyrosje ose trajtime të tjera, deri në atë pikë sa duken të thatë dhe jonatyralë, të plakin sepse duken të vjetra dhe të pashëndetshme. Flokët rinorë janë plot shkëlqim dhe gjallëri. Për të evituar flokët e thata dhe të elektrizuara, mos i lyej më shpesh se një herë në katër javë, përdor një shampo të mirë e balsam dhe priti rregullisht.

8. Buzëkuqi i errët
Nëse ke të çara vertikale përgjatë buzës së sipërme, buzëkuqi i errët do të vendoset në to disa sekonda pas aplikimit, por nëse përdor buzëkuq rozë të lehtë apo bezhë, askush nuk do të vërë re se çfarë futet në to. Sipër buzëkuqit, apliko një shtresë shkëlqyesi të tejdukshëm që ta tërheqësh dritën te buzët. Ai do t’u japë atyre një pamje të fryrë, rinore dhe të butë.

9. Mosndryshimi i modelit të flokëve
Stilistët këshillojnë ta ndryshosh modelin e flokëve, ngjyrën dhe stilin, të paktën çdo vit. Nëse nuk ka asnjë ndryshim, luku vjetërohet. Ndryshimet nuk kanë pse të jetë drastike. Problemi është: Kur fytyra ndryshon dhe flokët jo, e dallon vërtet ndryshimin e fytyrës dhe plakjen. Edhe një model klasik si kapeloni, prerja me shkallëzime, flokët shumë të shkurtër apo të gjatë, mund të modernizohen dhe të rifreskohen.

10. Vetullat shumë të holla
Heqja me tepricë e vetullave i bën ato të mos rriten më. Kjo e bën qepallën të duket më e fryrë dhe e varur. Për t’u dukur më e re, vetullat duhet të kenë formën e syve dhe të mos jenë shumë të holla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *