Seriali është një ndër personat të cilët për shkak të rrjeteve sociale kthehen në personazhe, shumë të përfolur madje. I tillë, ndër të shumtët është edhe një i vetëquajtur këngëtar me nofkën seriali. Nëse do futesh në youtube dhe klikon: Seriali “Kozeta” , pasi ta dëgjosh këngën do kuptosh pse ky personazh u bë i famshëm. Ai përflitet shumë për dashurinë që ka për vajzën me emrin Kozeta për të cilën ka bërë dhe këngët. Kështu, këto personazhe për shkak se përfliten dhe ndiqen shumë,edhe moderatorët e emisioneve preferojnë t’i ftojnë në emisionet e tyre. Një taktikë të tillë, për të rritur shikueshmërine e emisionit, e ndjek moderatori i njohur Arian Cani, por tani duket se edhe Ermal Mamaqi po kërkon që në listën e të ftuarve në emisionin e tij ” 6 ditë pa Ermalin” të fusë këto personazhe. Dhe personazhi që ai po e kërkon me ngulm por s’po e gjen dot është pikërisht Seriali. Prandaj ka vënë publikisht si shpërblim 100 euro për atë që i sjell Serialin në emision. Me këtë rast, më në fund edhe ne do mësojmë se cili ēshtë Seriali i ” famshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *