Shmangia që Vanessa Hudgens dhe Austin Butler i bënë njëri-tjetrit të dielën mbrëma pas ndarjes së çmimeve “Oscars” po bën xhiron e rrjetit. 

Në një video aktorja shihet duke parë telefonin e saj – me sa duket në një përpjekje për të shmangur kontaktin me sy me ish-in e saj – teksa kalonte pranë Butler-it në festën e “Vanity Fair”. 

Butler nga ana tjetër, po qëndronte pranë Sharon Stone ndërsa priste një makinë jashtë vendit ku u zhvillua ngjarja në Beverly Hills. 

Ylli i “Elvis” dukej sikur hodhi një vështrim në drejtim të Hudgens, ndërsa ajo kaloi pranë tij dhe u largua pa e parë. Butler dhe Hudgens nisën lidhjen e tyre në 2011 dhe u ndanë në janar 2020. 

Hudgens ka nisur një romancë me Cole Tucker që nga viti 2020 dhe dyshja u fejuan muajin e kaluar. 

Butler është në lidhje me vajzën e supermodeles Cindy Crawford që nga dhjetori 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *