Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A ka ushqime që pakësojnë oreksin?

– Kam një pyetje për instruktorin tuaj. Dua të di se cilat janë ato ushqime që e ulin ndjenjën e urisë? Jam kurioze, sepse përgjithësisht kam oreks të mirë, më shumë seç duhet. Pres përgjigje. Faleminderit.

Mario instruktor: – Në fakt, kjo është një pyetje që ma bëjnë shpesh dhe një përgjigje më korrekte besoj se do ta jepte një dietelog. Megjithatë, duke u konsultuar dhe sipas përvojës sime personale, unë do t’ju listoj disa ushqime që vërtet e ulin ndjesinë e urisë. E fillojmë me mollët, të cilat kanë vetinë të zvogëlojnë ndjenjën e urisë për shumë arsye. Ato janë të pasura me fibra të tretshme të cilat ndihmojnë që të ndiheni i ngopur. Po kështu, molla do një kohë të gjatë për t’u përtypur dhe kjo e ndihmon trupin që të mos ndihet i uritur. Vijmë te çaji jeshil, i cili është i dobishëm për shumë arsye, edhe për t’u ndjerë i ngopur, por edhe ndikon në mosrritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Po të pini një gotë çaj jeshil, do të ndiheni si të ngopur, por edhe pasi keni ngrënë një vakt, pirja e çajit më pas ju ndihmon që të keni tretje më të lehtë. Bajamet po ashtu konsiderohen si një bazë shumë e mirë antioksidantësh, që kanë magnez dhe vitaminë E. Bajamet janë shumë të shëndetshme dhe të krijojnë gjithashtu ndjesinë e ngopjes. Spinaqi është një ushqim tjetër që ul ndjesinë e urisë. Dhe jo vetëm spinaqi, por përgjithësisht, të gjitha perimet me gjethe jeshile. Ato janë të pasura me shumë kalori dhe pikërisht për shkak të saj ndihmojnë të ndiheni të ngopur. Speci i kuq është gjithashtu një ushqim shumë i mirë për rregullimin e metabolizmit, si dhe ndihmon shumë në djegien sa më shpejt të kalorive. Sipas një studimi të kohëve të fundit, një gjysmë lugë çaji me spec të kuq do të ishte i mjaftueshëm në një vakt për të patur një tretje të tij sa më të shpejtë dhe do t’ju ulet ndjeshëm ndjesia e urisë. Dhe vijmë te xhenxhefilli, i cili është një ushqim me veti tretëse. Atë mund ta përdorni edhe si erëz, por edhe si ushqim në vetvete. Po kështu është edhe kanella, e cila është një nga erëzat që e kontrollon shumë oreksin. Provojini të pini një gotë çaj dhe t’i hidhni pak kanellë. Do ta shikoni që më pas nuk do të ndjeni uri. Këto janë pak a shumë disa nga ushqimet që e ulin ndjesinë e urisë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Si t’i heq aknet në mënyrë natyrale?

Advertisement