Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Nis shkolla; Për një fillim të mbarë! Nga Irida Xhura!

-Mësuese Irida, shtatori shënon fillimin e vitit të ri shkollor për ju dhe për nxënësit. Fillimet e përvojave të reja janë gjithmonë të shoqëruara me emocione.
Çfarë mund të bëjnë mësuesit për t’ua lehtësuar nxënësve rikthimin në shkollë?

-Për një fillim të mbarë na duhet shumë dëshirë për punën, vullnet për të dhënë më të mirën tonë, durim e kthjelltësi për sfidat e reja. Unë dua të veçoj disa praktika të cilat në përvojën time disavjeçare në arsim, më kanë siguruar mua dhe nxënësve të mi një mbarëvajtje shumë të mirë të procesit mësimor.

Rregulli 21/90
Nevojiten njëzet e një ditë për të krijuar një zakon dhe deri në nëntëdhjetë ditë për ta bërë atë një ndryshim të përhershëm të stilit të jetesës.
Mendoni që nxënësve do t’u duhen 21-90 ditë për të ndryshuar krejtësisht rutinën e tyre e për t’u përshtatur në rutinën e re, atë ku shkolla është prioritet. Jepuni atyre kohë.

Advertisement

Krijoni një mjedis ftues dhe miqësor.
Klima pozitive është shtysë për ta frekuentuar shkollën me dëshirë. Për këtë, në ditën e parë të shkollës, mund t’u vendosni nxënësve mbi bankë një letër/kartolinë më një shkrim motivues. Një gjest fare i vogël mirëseardhjeje do t’u japë shumë ngrohtësi dhe besim. Të gjithë kemi nevojë për këto.

Pak vëmendje dhe kurajo do të ndihmonte shumë.
Disa mund të jenë duke hasur vështirësi për t’u përshtatur me shkollën e re, me mësuesit apo me gjuhën, ndaj mos harroni se mbështetja emocionale vjen e para. Për këtë mund të përdorni metodat që kanë në qendër punën me grupe e që mund të nxisin shoqërizimin.

Planifiko, organizo, komuniko.
Nxënësit nuk i njohin metodat tuaja të mësimdhënies, kriteret e vlerësimit dhe pritshmëritë që keni. Bëjuani me dije nxënësve që në orët e para mësimore! Mund t’i jepni secilit një letër me temat e projekteve apo me listën e librave të detyrueshëm për lexim, me afatet kohore dhe objektivat që duhet të realizojnë. Kjo do t’i ndihmojë me menazhimin e jetës shkollore.

Shkolla është hapësira e zhvillimit individual, social dhe kulturor.
Shmangni qasjen për ta bërë shkollimin një “sport” konkurrues duke u fokusuar te notat. Kultura jonë është e rrënuar nga konkurrenca në të gjitha fushat e jetës. Le ta mbrojmë përvojën shkollore të nxënësve tanë nga kjo konkurrencë duke u fokusuar te dhuntitë dhe talentet e tyre e duke shmangur krahasimet me të tjerët.

Në fund, por nga këtu nis shumëçka:
Frymëzojeni veten me dashuri, vlerësim dhe entuziazëm për punën. Kjo do të reflektohet edhe në klasat tuaja.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush e zhgënjeu Flori Mumajesin?! Postimet e tij ngjallin dyshim tek fansat!

Next Post

Influenceri portugez me pushime në Shqipëri ka një ankesë: Kam 5 ditë s’po shoh një femër të bukur

Advertisement