Xhemi Nokshiqi-Muzai është artistja shqiptaro-amerikane e cila karrierën e saj e ka të drejtuar në fusha, si letërsia dhe muzika duke qenë se ajo është poete, këngëtare, instrumentiste dhe kantautore. Me origjinë nga Tropoja por e vendosur prej vitesh në SHBA Xhemi vjen në një rrëfim të bukur dhe zbulon projektet e reja…!

-Xhemi, duke qёnё se ёshtё hera e parё qё je e ftuar nё «Intervista.al», si do prezantoheshe tek publiku?

-Sё pari dua tё falënderoj  përzemërsisht stafin e “Intervista. Al”, pёr vlerёsimin dhe ftesёn  që më bëri tё jem pjesё e kesaj interviste kaq  të dashur  dhe të interesuar pёr publikun .Unё jam njё shqiptaro-amerikane qё jetoj prej gati  24 vjetësh nё SHBA. Jam njё intelektuale e shkolluar, e edukuar nё shumё fusha tё jetёs  dhe profesione tё ndryshme.

-Ndryshe nga shumë këngëtarë që në tregun e muzikës përfundojnë në rutinë apo duke përsëritur vetveten, ti gjithnjë vjen ndryshe. Ku qëndron çelësi i suksesit të Xhemit?

-Çelësi i suksesit është kembëngulja, durimi ,vullneti, disiplina, botёkuptimi , formimi

dhe  shkollimi i vazhdueshëm.

-Ndërkohë që shfaqesh dhe “zhdukesh” kur duhet dhe ky është tregues i një menaxhimi të saktë… Mund të themi se është kjo një ndër pikat kryesore për të mos thënë kyçe, në mbarëvajtjen e këtij profesioni?

-Karrierёn  time  si  kёngёtare  e kam filluar që e vogel në qytetin tim te lindjes  Tropojё, dhe mё pas duke e zhvilluar edhe nё USA. Projekti im  i fundit ёshtё bashkëpunimi me këngetarin e madh Muharrem Ahmeti  me kёngёn ”Fale fale”. Me vullnetin dhe pasionin tim në fushën e letërsisë kam shënuar suksese edhe në lëmin ndërkombëtarё tё poezisё , duke u nderuar dhe vlerësuar me  medalje, çertifikata dhe me çmime tё vendit tё parё nga shumё shtete tё botës. Unё vij para publikut herё  si poete, herё si kёngёtare  dhe herё si njё  instrumentiste, kantautore apo dhe kompozitore e kёngёve tё mia. Qëllimi im ёshtё qё tё kënaq sa mё shumё njerёzit,  fansat dhe ndjekësit e mi, tё cilët mё pёrkrahin dhe inkurajojnё që të vazhdoj rrugën time tё artit nё arritjen e sukseseve tё mёdha.Punoj me dёshirё dhe pasion tё madh pёr realizimin e ёndrrave tё mia.

-Së bashku me kënaqësinë që sjell, suksesi është edhe një burim zilie e pengesash për t’u kapërcyer. Është ky çmimi që të është dashur të paguash apo gjërat kanë ecur mbarë për ty?

-Arti të ngjall kënaqesi  shpirtёrore.  Pa art nuk ka jetë.Nganjëherë bëhet dhe burim zilie pengesash apo veshtiresie për të realizuar qёllimet tona.Por, tek unё nuk ekziston njё  zili apo xhelozi. Jam kopetente pёr kёtё që them. Thjeshtesia , dedikimi ,disiplina ,liria janё karakteristika më me  vlerë, sesa vetbesimi i rremë, zilia apo narcisizmi. Dёshtimet dhe zhgёnjimet mund ti konsideroj si një mёsim tё mirё nё jetë. Kohёt e fundit si shqiptaro-amerikane kam shënuar suksese tё mёdha, si poete  nё  tregun  ndёrkombëtar tё poezisё,  duke mё nderuar e vlerësuar me medalje  certifikata dhe çmime. Pēr ketë ndihem krenare qё jam shqiptare pasi sakrificat ia kanё vlejtur.

Kёngёtare, instrumentiste, poete dhe shkrimtare, ku e gjen veten mё mirё?

-Nё tё gjitha profesionet e mia  e gjej veten shumё mirё dhe tё kenaqur por qё duhet punё, kohё. 

-Si është për ty një femër moderne?

-Nje femēr moderne për mua duhet  të luftoj per të drejtat e saj: pagesën e barabartё me burrat, tё ketё fuqi, forcё nё vetvete, tё mendoj pozitivisht, tё jetojë me emocionet e të tjereve, tё dijë si tё komunikoj nё shoqëri  dhe nё familje, tё jetë me kurajo dhe pasion!Sa pёr veten time unё asnjëherë nuk kenaqem me pak,  jam gjithmonё  kërkuese ndaj vetes nё çdo aspekt tё jetёs, pretendoj  tё shkoj lart dhe mё lart.  «Don’t  stop til you  reach  dhe top»!(Mos ndalo deri sa të arrish majat)

 -Nëse shumë ëndrra i ke realizuar, çfarë  ka mbetur pa u bërë realitet?

 -Nuk mund të them se më ka ngelur  diçka pa e realizuar ,pasi  gjithmonё kёrkoj tё bёj diçka tё re, diçka mё ndryshe e të  paraqitëm para publikut  sa më interesante.

-Çfarë projektesh vlojnë në mendjen tënde por dhe në studio që presin të marrin jetë së shpejti?

-Si gjithё   artistët edhe une kam mendime  pёr projekte të reja, plane,  por  kur nuk  bëhen realitet them nuk kanё marrё  jetë .Te gjithë  ëndërrojmë pë mё shumë sepse ënderrat janё free,  pasi dhe jeta është vetëm njё ënderr. Këto ditë vjen dhe klipi im i ri “Im into you” dhe shpresoj të pëlqehet!

Shpresoj shumë që publiku ta pelqejë muzikën time  pasi më jep kurajo për të vazhduar rrugë time si artiste.Ju falenderoj  për ftesen në Intervista.al dhe   të gjithë ndjekësit dhe miqte  e mi  në botë. Ju përshendes  nga  USA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *