Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë…

Keni lindur të HËNËN
Personaliteti juaj: Ju jeni nën ndikimin e Hënës, asaj që ndriçon netët tona dhe që ju lidh me universin e intuitës dhe marrëdhënieve, si edhe me atë të fëmijëve. Ju jeni i ndjeshëm, ju pëlqen misteri e sekretet dhe dini të dëshifroni atë që fshihet pas pamjes së jashtme. Kjo është një dhunti që nganjëhere ju bën të vuani, në momentet kur doni të jeni më naiv dhe t’i bëni më pak pyetje vetes!
Dashuritë tuaja: Aftësia juaj joshëse është e madhe dhe shumë burra/gra do të bien në rrjetën tuaj, sepse, pas pamjes së jashtme prej fëmije, fshihni një sensualitet turbullues. Jeni këmbëngulës dhe e arrini gjithmonë atë që doni, me një fjalë, jeni ju ai/ajo që komandoni! Merreni vesh shumë mirë me venusianët (ata që kanë lindur të premten). Ju keni ose do të keni fëmijë, sepse sipas jush, kjo është thelbësore për ekuilibrin tuaj, ashtu si jeta në çift, që zë një vend më vete. Por, nga ana tjetër, ju nuk do të pranonit të bënit gjithçka për të ruajtur një partner/e. Ai/ajo duhet t’ju meritojë dhe t’ju joshë çdo ditë, përndryshe, mund të tundoheni të lidheni me dikë tjetër.
Jeta profesionale: Ju pëlqejnë kërkimi, hetimi dhe doni të njihni prejardhjen e përsenë e gjërave. Ju evoluoni me kënaqësi në të gjithë profesionet e lidhura me psikologjinë, fëmijët apo kriminalitetin.
Profesioni juaj ideal: Ai i ekspertit që ndihmon policinë për të zbuluar motivet e një krimineli e për të mundësuar kapjen e tij. Jeni i aftë të shkruani, kompozoni apo luani muzikë, pasi jeni krijues. Megjithatë, mendoni edhe të mbroni veten: Ndjeshmëria juaj e madhe nganjëherë mund t’ju bllokojë kur gjendeni në një mjedis që e perceptoni si të vështirë.
Kafsha juaj e preferuar: Macja, e shpejtë dhe kureshtare, si ju.
Fjala kyç: Imagjinatë, guxim, njohuri, mirëkuptim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *