Ngrënia me tepri e ushqimeve të këqija mund të shkaktohet pjesërisht nga mungesa e vetëkontrollit të trurit tonë. Studiuesit kanadezë, gjatë një testi shijeje, kanë zbuluar se pakësimi i funksionimit të pjesës së përparme të trurit, të quajtur “dorsolateral prefrontal cortex”, na shtynte të hanim më shumë ushqime të këqija, me shumë kalori, të cilat të shëndoshin. Kjo pjesë e trurit është e lidhur më shumë me funksionet ekzekutive të trurit, që na lejojnë të ushtrojmë kontroll të vullnetshëm mbi veprimet tona. Ajo pra ndihmon në mbajtjen nën kontroll të reagimeve instiktive, si të ushqyerit.
Studime të mëparshme kanë treguar se nxitja e aktivitetit të kësaj pjese të trurit pakëson dëshirën për ushqime jo të shëndetshme, por ky është i pari që tregon se pakësimi i aktivitetit të saj na shtyn të hamë më shumë. Studiuesit zgjodhën një metodë që përdor një rrymë të dobët elektrike për të ndryshuar aktivitetin në pjesë të ndryshme të trurit, pa shkaktuar bezdi. Kjo gjë reduktonte aktivitetin në këtë zonë të trurit. Pasi përdorimit të rrymës, pjesëmarrësit jo vetëm pohuan se kishin dëshirë të hanin më shumë dhe ushqime shumë kalorike, por hëngrën më shumë sesa kur pësuan një stimulim fals.
Megjithatë, studiuesit kanë këshilluar se fizkultura, evitimi i alkoolit dhe gjumi i mirë mund ta forcojnë këtë zonë të trurit, duke i bërë njerëzit të evitojnë tundimet për të ngrënë më

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *