Sipas këngëtares Remzie Osmani, janë gënjeshtra fjalët që janë përhapur nga një gazetë sikur Remzia ka dërguar 3 familje në plazh për pushime. “Unë, as që kam dhënë intervistë për këtë gazetë. Ajo gazetë edhe më herët ka shkruar sikur unë posedoj Lamborgini dhe kjo nuk është e vërtetë. Unë i kam ndihmuar dhe vazhdoj t’i ndihmoj familjet në nevojë për mjekime, veshmbathje, si edhe shoqatat e ndryshme, por asnjëherë nuk kam dëshirë të publikohen, le ta dijë i madhi Zot, kjo mjafton për mua. Kjo gazetë le të vazhdojë me publikime koti se me anë të kësaj, fiton audiencë. Shpresoj që fansat e mi të më kuptojnë dhe ata që më njohin, e dinë se këto jane kryekeput shpifje.”, thotë ajo. Duket se Remzia ka mbetur shumë e zhgënjyer nga përhapja e këtyre fjalëve, qoftë për faktin se nuk ka ndonjë të vërtetë në to, qoftë edhe për faktin se dëshira e saj është që të mirat që bën, të mos bëhen publike. Një fisnike e vërtetë, këngëtarja nga Kosova!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *