Dashi

Marsi dhe Urani në shenjë ju sjellin risi. Do të jeni plot energji dhe gjallëri, do të ndodhin ngjarje në momentin e fundit, ju jeni nën presion dhe nuk e fshihni këtë. Humori juaj është i tendosur, irritoheni për hiçmosgjë dhe shpërtheni nganjëherë në mënyrë të tepruar. Libidoja juaj, gjithashtu, është në kulm, prandaj do t’ju qetësonin vërtet përkëdheljet e partneri/es. Nëse jeni vetëm, mund të bëni një takim të papritur, por që nuk do të përjetohet njëlloj nga të dyja palët.

Demi
Nuk jeni shumë në formë, megjithatë Afërdita ju zgjon dëshirën që të kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme, për veten e jo vetëm për të tjerët. Nuk do t’ju mungojë edhe rafinimi e krijimtaria. Do të zgjidhni rroba të reja, me ngjyra, për të treguar se pranvera ka ardhur dhe për të lënë pas ditët e zymta të dimrit. Nëse jeni vetëm, dikush nga të afërmit apo shoqëria do t’ju prezantojë një njeri me të vërtetë joshës. Në punë, ju i arrini objektivat tuaja, pa u stërmunduar.

Binjakët
Në plan të parë, këtë javë, do të jetë jeta juaj profesionale, disa detaje që duhet të rregulloni, shefi që ju vë nën presion dhe që tregohet më kërkues. Ju bëni gjithçka që të mbaroni punët që keni në dorë dhe sidomos, ato që janë urgjente. Në fushën sentimentale, Mërkuri ju jep një sens për të analizuar lidhjet tuaja dashurore. Ju do t’i vini pikat mbi i në mënyrë të qartë. Nëse jeni vetëm, do t’ju duhet të tregoheni të durueshëm për të takuar njeriun që kërkoni. Nëse jeni në çift, do t’ju duhet të merrni një vendim se çfarë drejtimi do të merrni.

Gaforrja
Karriera juaj do të dalë në plan të parë këtë javë dhe do të ndjeni se keni shanse e mundësi për të ecur përpara. Mund të hapet një vend pune, t’ju propozohet një stazh etj. Ende nuk do të flisni për rrogën, por kjo do të ndodhë me kalimin e kohës. Ju bëni kërkime edhe nëpër ndërmarrjet e tjera, flisni me shoqërinë, dërgoni CV me email… Në dashuri, do të përpiqeni të jeni më të vëmendshëm dhe të kujdeseni më shumë për tjetrin/ën dhe ai/ajo do ta vlerësojë që nuk kalon në plan të dytë.

Luani
Do të jeni plot gjallëri, me humor të mirë dhe të tjerët do ta vlerësojnë shoqërinë tuaj. Nëse jeni vetëm, do të bini në dashuri me një person që nuk jeton pranë jush. Lidhjet në distancë nuk janë të lehta, por për momentin, ju nuk e vrisni shumë mendjen. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni mirë me tjetrin. Në punë, merreni vesh mirë me të gjithë, në shoqëri do të jeni popullor, sepse dini t’i tregoni problemet me humor, shakatë tuaja bëjnë që të gëlltiten pa problem gjithë ilaçet e hidhura të jetës.

Virgjëresha
Do të kaloni shumë kohë duke folur me partnerin/en për projektet e ardhshme që kanë nevojë për organizim dhe mjete. Ju bëni përpjekje që t’i lini vend edhe atij dhe të mos i bëni të gjitha vetë, doni që ai/ajo të marrë pjesë dhe keni të drejtë. Sigurisht që ai/ajo nuk mendon si ju, por ju e pranoni sepse keni nevojë për ndihmë. Në punë, ju do të organizoheni në një mënyrë ndryshe, vetëm për të parë nëse përmirësohen gjërat. Një aplikim i ri, një program ndryshe, një komunikim më i mirë…

Peshorja
Mërkuri në shenjë ju shtyn të jepni maksimumin nga vetja dhe ta shihni realitetin në sy. Partneri/ja mund të jetë mërzitur nga sinqeriteti juaj, ai/ajo preferon Peshoren diplomatike dhe më elastike, megjithatë, së shpejti, ajo do të rikthehet… Në shoqëri ndjeheni të vlerësuar dhe të çmuar për ndihmën që u jepni të tjerëve sa herë kanë nevojë. Në punë, mund të lodheni pak më shumë këtë javë, por mundimi juaj do të shpërblehet.

Akrepi
Këtë javë do të jeni me humor romantik. Mërkuri dhe Neptuni ju inkurajojnë të zhvilloni një dialog të sinqertë dashuror, të mos silleni në mënyrë fallco, të mos bëni lojëra fjalësh të ndërlikuara. Ruani pak mister në lidhjet pa interes. Nëse jeni në çift, do të flisni me butësi dhe respekt, falë Afërditës në shenjën e Demit që forcon lidhjet. Në punë do të ndjeheni pak nën presion, kështu që do të kërkoni mirëkuptimin e familjes për t’iu dedikuar punës.

Shigjetari
Dashuri, pasion, ekzaltim… Sapo jeni lidhur dhe ndjeheni në qiellin e shtatë. Ju jepeni i tëri, pa i bërë vetes pyetje. Tjetri/a mund të ndjehet paksa i/e frikësuar nga gjithë ky pasion, por ju jeni kaq i/e natyrshëm sa partneri do të dorëzohet më në fund, sidomos nëse është i shenjës së Dashit, Luanit apo Binjakëve. Në punë, jeni përpara me programin, sepse keni dëshirë për pushime, pra, punoni shpejt dhe mirë për t’u çliruar nga punët dhe për të bërë ca ditë pushim. Sigurisht, partneri/ja duhet të vijë me ju, edhe sikur vetëm për një fundjavë.

Bricjapi
Plutoni është në një pozicion kundër Marsit dhe Uranit, pra, nëse ndjeheni nervozë, të tendosur, të gatshëm për të shpërthyer edhe ndaj kritikës më të vogël, është normale. Përpiquni të bëni joga, të pakësoni kafenë dhe në vend të saj, të pini kamomil, të shëtisni jashtë, të mos rrini ngjitur pas ekranit dhe të mos nervozoheni për hiçmosgjë. Në dashuri, falë Afërditës, do të arrini të jeni më të qetë, ose do të jetë tjetri që do t’ju relaksojë dhe do t’ju bëjë të qeshni. Qëndroni jashtë konflikteve familjare sepse nuk do të zgjidhni asgjë duke u munduar të rregulloni gjithçka.

Ujori
Verifikoni gjendjen tuaj bankare, kontrolloni atë që shpenzoni dhe do ta kuptoni se janë shpenzimet e vogla, të përsëritura, ato që rëndojnë buxhetin tuaj. Keni dëshirë të rregulloni shtëpinë tuaj, prandaj bëni kërkime për të parë sa kushton. Në dashuri, ju bëni përpara në lidhje, jeni dakord me tjetrin në shumë pika thelbësore. Nëse jeni vetëm, nuk do të bëni asnjë kërkim real për momentin. Ju e doni pavarësinë tuaj dhe nuk doni ta sakrifikoni për askënd.

Peshqit
Mërkuri dhe Neptuni ju inkurajojnë për të komunikuar më mirë në të gjitha planet, miqësi, familje, profesion dhe sigurisht, edhe në lidhje. Ju do të guxoni t’i shprehni emocionet tuaja me sinqeritet. Mos kini frikë se tregoheni të dobët, do ta shihni se do të ndjeheni më afër të tjerëve, sepse do të rrëzoni pengesat. Kjo bile mund t’ju afrojë me njerëzit që keni pak kohë që i keni takuar. Nëse jeni vetëm, nuk do të gjeni askënd që t’ju pëlqejë, megjithatë vazhdoni kërkimet. Në çift, gjërat shkojnë vaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *