Analizë gjaku për të zbuluar depresionin
Një studim amerikan, i realizuar me adoleshentë depresivë ka treguar se sëmundja mund të zbulohet nëpërmjet analizave të gjakut. Së shpejti, do të bëhet e mundur që me një analizë të thjeshtë gjaku të diagnostikohet depresioni. Sëmundja e shekullit XXI prek sot gjithnjë e më shumë persona, por specialistët e kanë të vështirë ta dallojnë atë. Disa persona janë shumë të ndjeshëm dhe një shqetësim i thjeshtë mund të konsiderohet si depresion. Pikërisht te vështirësia e diagnostikimit janë bazuar disa studiues amerikanë të Universitetit të Çikagos. Ata kanë punuar me një grup adoleshentësh depresivë dhe një grup jo të prekur nga sëmundja. Pasi u kanë bërë analiza gjaku të rastësishme dy grupeve, kanë zbuluar 11 faktorë gjenetikë që tregonin depresionin te pacientët e prekur. Kështu, këta gene të nxjerrë në pah nga shkencëtarët janë tregues të sëmundjes. Besueshmëria e tyre ishte e një shkallë të lartë për të treguar nëse një pacient ishte prekur apo jo nga depresioni. Specialistët e gjithë botës kanë përshëndetur këtë nismë, por kanë kujtuar se vetëm një ekzaminimin psikologjik bën të mundur zbulimin e depresionit. Në botë, prej tij, janë prekur 340 milionë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *