Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Mesazhe, dedikime…

Shkrimtarit dhe poetit Izet Culli, me rastin e botimit të librit të 53-të “Ju përfalem”

– Izet Culli ynë me penë,

Plot me libra e mbushi dhenë…

Advertisement

Edhe poet, edhe shkrimtar

Mik i rrallë, vërtet “thesar”!

– Mbi libra shumë ditë e net…

Ky është libri i pesëdhjetë e tretë

Porsi “Dielli” që çan retë

Dhe pse në vitin e 73-të…

– Ti u përfalesh njerëzve të tjerë…

Me librat e tua shend e verë!

Edhe ne të përfalemi ty,

O shkrimtar, Kollos–Njeri

– S’po të mbajmë aspak me hatër

Je më i miri, psikiat r…

Fjala ime marrtë dhenë

Se Izet Culli “sh ron” me penë…

Miqësisht me dashuri.

Prof. Jashar Demiri, psikolog.

 

 

Mesazh nënës…

Për nënën më të mirë në botë, atë që më solli në jetë dhe më mban në jetë. Të faleminderit për dhuratën e jetës! Të falënderohem për të gjitha gjërat e vogla që i thua dhe i bën, dhe të të dëshiroj të gjithë gëzimin që jeta të ta sjell ty! Ti ke një vend shumë special, që askush tjetër nuk mund ta përmbush… sepse ti domethënë shumë për mua, dhe e din se çdo herë do jetë ashtu! Të faleminderit shumë për gjithë atë që bën për mua. Je e dashur me dashurinë e cila rritet, nga një ditë në ditën tjetër. Sepse ke qenë dhe gjithmonë do të jesh, nëna e dashur dhe e mrekullueshme! Nënë është fjalë universale për dashuri. Ky mesazh vjen për ty nënë që me sherimin tënd, u shëruan dhe zemrat tona si familje. Nanalokes time kaq të ëmbël dhe që më jep jetë Mara. Nga vajzat e tua që të duan shumë.

 

Ju kujtojmë me dhimbje

Jeten shume mire e kaluat, por gjate nuk e jetuat. Dashuria jonë është e pafund sepse kete vdekje babai juaj e kalon me shumë mund. Më mirë do të kishte qënë që të qëndronit me babain sepse po digjet, siç djeg zjarri malin. Ju atë vdekje e kaluat me shumë vështirësi sepse nena juaj jua mori jeten per nje cmenduri. Jeten pa ju do t’a vazhdojme por krejt ndryshe do t’a jetojme, sepse jeta pa ju nuk do jetë njësoj. Na sollet vaj, por nuk ishte faji juaj. Këtë tragjedi babai juaj po e kalon me shumë vështirësi, qan ditë e natë për vajzat që nuk i ka pranë. E vuan me zemër e vuan me shpirt, malli për ju po e mbyt përditë. U prefshi ne paqe, Simona Kejsi & Sidni. Të dashuroj sërishKa më të mira se une, me te bukura se une, me te kuruara se une, me buzëqeshje më të bukur se une, qe ecin drejt jo si une qe ec si e kerrusur, qe flasin shpejt dhe bukur, jo si une që në 5 fjale 4 i ngaterroj. E di që ka shumë më të mira se une, me floke te gjate dhe te drejte, me buze te trasha, sy blu, me thonj të bukur, me taka te larta, me fustan te shtrenjte, ka me te bukura se une por askush nuk mund të doje sa të dua unë. Top of FormSot të pash perseri, kohet e fundit me ndodh
shpesh të të shikoj, të pash perseri ne rrugen qe ben gjithmone, e do duket cudi, sikur unë kaloj kastile asaj rruge per te pare ate por jo, duket sikur fati im e do që unë të kthej koken pas. Është e njejta rrugë qe dikur e benim bashke sa herë dilnim, por tani unë vazhdoj akoma te njëjtën rruge dhe pse vetëm. Por sot, ndryshe nga herët e tjera ai ecte me kokën dhe dicka te trishtuar mbante brenda vetes. Oh sa kurjoze u bera të dija cfare kishte… Por sigurisht që smë vuri re si gjithmone.. Brenda meje do doja te me shikonte thjesht te shkembenim nje shikim pas kaq shume muajsh dhe ai te kujtonte qe ishte dashuria ime e pare. M.
Dedikime

Për Arditin. Po i ngjitem shkallëve deri në fund. Tani e di se parajsa mund të jetohet edhe në tokë, ti je frymëzimi im. Ndërsa unë dua të jem muza jote, ti mik i shtrenjtë Ardit, ti je shumë e më shumë. Sa herë të kam afër e ndjej se ka diçka tjetër brenda meje. Diçka më shumë, diçka që më kthen edhe vrullin e ëndrrave, ti jetoj pa frikë në fillimin e ditëve të mia më të mira në këtë jetë. Një zë i ëmbël thërret brenda meje, si ajo lulja plot erë, që shpërthen gonxhet e petaleve! Dhe emri yt është lumturia ime. Një formulë gati magjike e vërtetë e cila përmbledh gjithçka, ëndrra, shpresa, gëzimin, jetën në të gjitha ngjyrat, gjithçka, që jam unë. Ashtu si edhe ti nuk besoj në rastësi. Ti erdhe atëherë kur unë kisha nevojë për dikë. Me hapin më të lehtë, me dashurinë më të pastër, si ajo buzëqeshja e fëmijëve, ti mik i zemrës Ardit! Prania jote lumturoi zemrën time, i dha jetë. Mjafton vetëm të të mendoj, dhe unë të ndihem mirë. Sepse të gjeta në çastin kur e braktisa optimizmin brenda vetes. Je drita e jetës time, zjarri i pashuar, je ti që i kthen mëngjeset e bardha në dritë agimesh. Ndjej doren tënde, sytë që më magjepsin dashurinë e vërtetë të një vëllai e miku të sinqertë. Je ti Ardit! Për mikun e dashur Ardit Bufi muzikant. Alban Arapi.

Fillimi i vitit të ri shkollor më jep rastin e lumtur të përshëndes e uroj përzemërsisht gjithë armaten e madhe e të nderuar të mësuesve, edukatorëve dhe nxënësve, veçanërisht ish mësueseve të mi të dashur, shokëve dhe miqve që më njohin nga afër, pa harruar edhe atyre që ulen për herë të parë. Ju uroj një vit të mbarë dhe shumë suksese. Miqësisht, Alban Arapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje - pergjigje

Next Post

Shpjegimi i endrres tuaj...

Advertisement