Lumturia ime, dhimbja ime, e pashë, e njoha, e kuptova. Ishte ai që ëndërroja, por që s’e kapja dot. E doja ashtu si nuk kisha dashur kurrë dhe u tremba. Krejt papritur e kuptova se po gaboja tmerrësisht. E doja në atë mënyrë që s’munda ta kuptoja asnjëherë. Tani jam si një oqean në shtrëngatë. Ai më mbyt! Do të jepja gjithçka për shikimin e tij, për buzëqeshjen e tij. Asnjëherë në jetë, kurrkush nuk më ka mundur me shikim. I kam mundur të gjitha shikimet e tyre, shprehnin veç pabesi, por shikimi i tij më ka munduar dhe i druhem atij vështrimi të egër. Po mundohem ta mbyt atë buzëqeshje. I dobët iu bëra atij vështrimi! Ai më ka munduar me çiltërsinë e tij, ndoshta po qesh me mua. S’duhet të qesh me njeriun e shkatërruar nga dashuria e madhe, zemër e sinqertë. Tashmë jam në magjepsjen e syve të tij, si uji i kristaltë burimi. Sikur të mund fjalët ti gjeja si ai, dhe ato që më shkakton me emrin e thjeshtë: magji! Por është e vërtetë gjërat e bukura nuk zgjasin asnjëherë, kurrë. Unë as nuk arrij ta shoh atë bukuri në aparencë, një bukuri e jo më ta prek, bukuri e kalbur ndoshta në jetë që s’do të zgjasë shumë, se është drita e syve të mi, të asaj bukure të venitur. Ai është gjithë bota ime, dhe trishtimi im i kohës të rinisë. Vetëm kur e shoh bëhem keq! Dashuria ime për të rritet çdo idtë, si një përbindësh që zemrën me hekura ma ka burgosur. Ndonjëherë dashuria ime për të më bëhet, si një gjë e vogël fare, sa një krimb, që në të gjitha netët e pagjumë e gërryen mendimin tim pa mëshirë, sepse jeta ime, mik i zemrës vëlla i mirë, s’ka kuptim pa ty. Sepse edhe dhimbja për ty malli që ndjej më duket si një shekull. Për shokun e vëllain e dashur Gerdi Hibo, me rastin e ditëlindjes. Alban Arapi.
Së shpejti, vjen në duart e lexuesve përmbledhja poetike: “Përtej dhimbjes”, përmbledhja ime, e cila gërshëton në një mënyrë artistike vuajtjet e pastra shpirtërore të njeriut që kanë humbur të dashurit e zemrës e të jetës, brengën e lënë pas, buzëqeshjen e ngrirë e forcën për ta përballuar atë. Aty do të gjeni një shpresë jete e ardhmërie, zemër të re, shumë dashuri e kurajo. Të gjithë ju që e ndieni veten më pranë dhimbjes e jeni dashamirës në këtë rrugëtim të pastër jete të ngritur mes dëshpërimit, ju ftoj të kontribuoni në përballimin e kostos së këtij libri. Shpresoj në dashurinë dhe në mirëkuptimin tuaj… Miqësisht, Alban Arapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *