– Kam një problem shumë të madh, nuk arrij dot në orgazëm, pra, nuk arrij dot të kryej marrëdhënie seksuale me gruan time. Desha një mendim tuajin: pse më ndodh kjo dhe si të veproj?
– Ju më thoni dy gjëra krejt të ndryshme, ndaj nuk po arrij ta kuptoj letrën tuaj. Ju thoni “nuk arrij dot në orgazëm”, që do të thotë se bëni seks dhe nga ana tjetër, thoni që nuk kryeni dot marrëdhënie seksuale me gruan! Informacioni juaj është shumë i vogël dhe jo shumë i saktë për t’ju orientuar se çfarë duhet të bëni apo si duhet të veproni për të patur një marrëdhënie seksuale të suksesshme me bashkëshorten. Duhet parë shkaku nga se ju vjen kjo mosarritje e orgazmës dhe pastaj t’ju jepet mjekimi i duhur nëse keni nevojë apo këshillat e nevojshme. Ju këshilloj të më kontaktoni drejtpërsëdrejti që të më thoni më saktë se sa kohë keni në këtë gjendje, nëse keni patur më parë marrëdhënie të mira seksuale, a mjekoheni me ndonjë ilaç, etj., detaje që duhen sqaruar patjetër. Ju mirëpres!
– Jam një djalë nga Shkodra, 40 vjeç. Brenda 24 orëve, unë mund të bëj seks vetëm një herë. A është normale kjo gjë? A ka ndonjë problem që nuk mundem, edhe sikur të përdor ndonjë ilaç siç është viagra?
– Bërja e seksit një herë në 24 orë, aq më tepër në moshën 40 vjeçare, është më se normale. Në normë do të quhet edhe një mashkull që bën akt seksual 3 herë në javë. Them se jeni në rregull me jetën tuaj seksuale.
– Jam e fejuar, por këto kohët e fundit jam shumë e dhënë pas marrëdhënieve seksuale. Kam dëshirë të bëj seks në çdo orë me të fejuarin. Mund të më thoni, a është normale gjendja dhe dëshira ime?
– Ju po kaloni momente të bukura dhe me sa kuptoj, e doni shumë të fejuarin tuaj dhe jeni e lumtur. Lumturinë tuaj e arrini edhe me orgazmën, që e realizoni herë pas here. Me këtë gjë që ju thoni ju keni një cilësi të veçantë që mund ta konsideroja pasuri për ju. Shfrytëzojeni këtë pasuri që keni. Çdo gjë është normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *