Modelja e njohur Emina Çunmulaj çdo herë e më shumë po tregon se pavarësisht suksesit ndërkombëtar, vazhdon të jetë shumë e thjeshtë. Rasti i fundit ishte ai kur Emina publikoi një foto ku dukej më shqiptare se kurrë teksa po bënte petulla, ashtu siç i bënin në fshat. Por, nuk kaloi shumë kohë, kur kjo pamje e saj, do të zëvendësohej nga një krejt e ndryshme: Emina merr propozim për martesë nga multimiliarderi me origjinë iraniane, Sam Nazarian! Ditën e ditëlindjes, përveç dhuratave të shumta, Emina mori edhe surprizën nga i dashuri i saj, pikërisht propozimin për martesë me një unazë diamanti. Modelja i tha “Po” propozimit për martesë dhe këtë moment kaq të veçantë, e ka ndarë edhe me fansat, urimet prej të cilëve kanë qenë të panumërta. “Dhurata më e bukur që mund të më bëhej”, ka thënë Emina për këtë propozim, duke mbajtur në gisht diamantin që bie menjëherë në sy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *