Ministri i Mjedisit dhe Turizmit,

Blendi Klosi, i ftuar në emisionin

“Vizioni i Pasdites”

sqaroi se koncertet dhe festat përgjatë gjithë vitit 2020 do të jenë të ndaluara.Duke iu referuar situatës së Covid-19 me të cilën po përballet vendi sa i takon sezonit turistik, Klosi u shpreh se hapja e plazhit është në varësi të lehtësimit të masave dhe se një gjë e tillë pritet të ndodhë në fund të muajit Maj.
“Ajo që shpresojmë gjithmonë që në fund të majit do të fillojnë lëvizjet e brendshme më pas ndërkombëtare… Në kushtet ku turizmi do të jetë shumë i vështirë për tu menaxhuar, çmimet e favorshme të turizmit në vendin tonë është element shumë i rëndësishëm për të bërë diferencën.Duhet të krijohen barrierat, distancat e nevojshme. Pothuajse e pamundur për verën e këtij viti të kemi festa masive, koncerte, grumbullime të mëdha. Për të gjitha këto do të ketë një set dokumentash që do verifikohen në mënyrë të konstrukturuar ,” deklaroi Klosi.
Kjo kohë pandemie i ka shërbyer Klosit për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe për të njohur më shumë botën e fëmijëve të tij.
“Ajo e diela e shenjtë , tani është bërë çdo ditë. Një nga të mirat është afrimiteti me fëmijët, një njohje më e detajuar e botës së tyre. Bëjmë biseda që kupton se sa shumë nevojë kemi të rrijmë pranë njëri tjetrit. Jeta në shtëpi mendoj se i ka bërë shumë mirë njerëzimit. Jam pak tradicional në këtë pjesë, mendoj se familja është një gjë e jashtëzakonshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *