Dashi-Dashi

Marrëdhënia miqësore mes dy personave të shenjës së Dashit mund të jetë e paqëndrueshme. Rrezikojnë të shpërthejnë shkëndija nga kontakti mes tyre, pasi janë që të dy tipa pasionantë. Pastaj, të lindurit në shenjën e Dashit nuk i lënë gjërat përgjysmë. Nëse mes tyre lind një zënkë, rrezikon të lëndohen të dyja palët. Ia vlen ta provosh si miqësi, pasi ata janë kaq entuziastë, sa projektet e përbashkëta i kapërcejnë gjërat që i ndajnë. Fundjava është gjithmonë e ngarkuar për të dy të lindurit në shenjën e Dashit, që shkojnë në restorante, kinema, ekspozita dhe pabe.

Dashi -Demi
Marrëdhënia e miqësisë mes dy të lindurve të shenjës së Dashit dhe Demit duket shumë e vështirë, mund të themi jo e këshilluar. Demi, ndryshe nga Dashi, është i lidhur me disa vlera, të cilat i ka reflektuar gjatë dhe nuk vepron me impulsivitet. Këto dy shenja zodiaku kanë shije artistike, prirje për muzikën, pikturën dhe kulinare krejt të ndryshme, prandaj nuk kanë ç’të ndajnë me njëri-tjetrin. Nuk është e pamundur që ata të merren vesh në disa dalje me shoqërinë, ama Dashi dhe Demi e kanë të vështirë të krijojnë miqësi të fortë.

Dashi-Binjakët
Dashi dhe Binjakët janë bërë për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin, sepse janë që të dy shumë aktivë. Të lindurit në këto dy shenja horoskopi, mund ta kalojnë me dëshirë mbrëmjen duke luajtur sudoku, ose monopoli. Megjithatë, atyre nuk u pëlqen të humbasin, gjë që rrezikon të shkaktojë grindje në fund të lojës. Po t’u hipë në kokë, Dashi dhe Binjaët mund të nisen në një udhëtim dhe të kalojnë një pushim të shkëlqyer së bashku, me kusht që të mos e zgjasin shumë, sepse lodhen shpejt nga diçka. Me një fjalë, janë më të mira pushimet e fundjavës, sesa ato të zgjatura.

Dashi-Gaforrja
Megjithëse nuk kanë të njëjat pritshmëri dhe qendra interesi, dy personat e shenjës së Gaforres dhe Dashit mund të jenë miq të shkëlqyer. Në fakt, Gaforrja e lë lehtësisht Dashin ta udhëheqë, ndërkohë që ky i fundit përfiton ta tërheqë në aktivitete dinamike dhe të pazakonta, si sportet ekstreme, ndërsa Gaforrja e ka të vështirë t’i imponojë vajtjen në vendet kulturore të cilat i pëlqejnë aq shumë. I vetmi problem i kësaj miqësie është se Dashi mund të mërzitet me mikun e tij Gaforre dhe, ky i fundit, mund ta marrë këtë shumë keq, për shkak të frikës së tij të natyrshme nga braktisja.

Dashi-Luani
Dashi gjen më në fund një mik që ka po aq energji sa ai! Luani ka shumë ngjashmëri me Dashin dhe kjo ngjashmëri u lejon të kuptohen mirë dhe të kenë pak zënka. Ata janë edhe shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit dhe qëndrojnë të bashkuar në çdo rrethanë. Luani nuk do të flasë kurrë pas krahëve të mikut të tij Dash dhe anasjelltas. Lidhja mes këtyre dy shenjave i reziston kohës. Nëse janë takuar në oborrin e shkollës, ata do të jenë ende miq, edhe 50 vjet më vonë.

Dashi-Virgjëresha
Të lindurit në shenjën e Dashit dhe Virgjëreshës mund të gëzohen sepse pikat e përbashkëta që kanë, më shumë i bashkojnë sesa i ndajnë. Karakteri i hapur dhe demonstrativ i Dashit shkon mirë me natyrën intelektuale dhe shpirtërore të Virgjëreshës. Astrologjia është shumë e qartë në këtë pikë: Dashi dhe Virgjëresha mund të zhvillojnë së bashku aktivitete intelektuale si kuici apo loja me letra. Megjithatë, Virgjëresha, nganjëherë acaruese, nuk duhet ta nervozojë Dashin, sepse mund të lindin tensione.

Dashi-Peshorja
Një lidhje miqësore mes të lindurve të shenjës së Dashit dhe Peshores rrezikon të mos jetë në një gjatësi vale, sepse këto dy shenja nuk kanë të njëjtën energji. Peshorja dhe Dashi mund të gjejnë gjithsesi interesa të përbashkëta (sport, lojëra intelektuale…). Mes të lindurve të Dashit dhe Peshores, astrologjia parashikon, pra, më shumë një marrëdhënie të shoqëruar me aktivitete të rastësishme, sesa një miqësi të qëndrueshme. Dashi dhe Peshorja për shembull mund të shkojnë në palestër së bashku, ose të pinë një kafe, të kenë një lidhje jo shumë të fortë, por gjithsesi, zbavitëse.

Dashi-Akrepi
Miqësia mes të lindurve të shenjës së Dashit dhe Akrepit nuk ndodh shpesh. Këto shenja nuk duan të rrezikojnë dhe janë të paafta të bëjnë përpjekje. Ja përse do të ishte e vështirë të parashikohej një miqësi mes tyre. Dy karaktere të fortë bëjnë gjithashtu një luftë pushteti që sjell lindjen e zënkave. Dashi dhe Akrepi janë që të dy krenarë e të pavarur dhe askush nuk e toleron tjetrin në impononimin e mendimit të vet në një projekt. Dashin e shqetëson e tashmja, ai nuk vonon të marrë vendime, ndryshe nga Akrepi, që përpiqet të kuptojë, analizojë dhe nuk lë gjë pas dore. Akrepi mund të irritohet nga paqëndrueshmëria e Dashit dhe ky i fundit, nga këmbëngulja e Akrepit.

Dashi-Shigjetari
Të lindurit e shenjës së Shigjetarit dhe Dashit ndajnë parime të përbashkëta dhe kanë të njëjtin vizion për jetën. Ata, pra, mund të ndërtojnë një miqësi të fuqishme dhe jetëgjatë. Përsa u përket daljeve dhe pasioneve, të dyja shenjat zhvillojnë aktivitete ku liria dhe eksperiencat e reja janë të privilegjuara, si, për shembull, sportet ekstreme ose udhëtimet me zbulime. E vetmja hije në këtë tablo? Dashit i pëlqen të ndjehet udhëheqës dhe të marrë vendime, ndërkohë që Shigjetari i nënshtrohet me vështirësi autoritetit.

Dashi-Bricjapi
Një miqësi kalimtare mes të lindurve të shenjave të Bricjapit dhe Dashit është e mundur, bile mund t’i pasurojë reciprokisht. Ndërkohë që Bricjapi, i rezervuar, i sjell qetësi dhe ekuilibër Dashit, ky i fundit i lejon të kapërcejë limitet e veta dhe të guxojë. Por, përballë një Dashi tepër të pasionuar, që kënaqet kur hyn në veprim, Bricjapi që merret më shumë me aktivitete intelektuale mund të ndjehet i keqpozicionuar. Kështu pra, një miqësi e fortë dhe jetëgjatë është e vështirë të ndodhë mes atyre të dyve.

Dashi-Ujori
Të lindurit në shenjën e Ujorit dhe Dashit janë që të dy të aksionit, prandaj mund të bëhen miq të mirë. Për shembull, ata mund të merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin për të realizuar projekte, pushime. Megjithatë, kujdes ndaj energjive shpërthyese që mund të sjellin më shumë probleme, sesa të jenë konstruktive.

Dashi-Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqve kanë më shumë tendencë të ëndërrojnë, ndërsa Dashi është më me këmbë në tokë. Sigurisht, Peshqit mund t’i ofrojë Dashit reflektimin e tij të pazakontë mbi botën, ndërsa Dashi, ta pasurojë me aftësitë e veprimit. Por Dashit i mungon në përgjithësi durimi dhe e ka të vështirë të bëjë lëshime, duke rrezikuar t’i largojë Peshqit. Me pak fjalë, një miqësi me kompromise…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *