aida-cara-foto-3 aida-cara-foto-5 aida-cara-foto-6 aida-cara-foto-2

 

Nëse themi Aida Cara, me siguri në mëndje do të na vijë një këngëtare bukuroshe por shumë e talentuar, që gjithë jetën e saj ia ka kushtuar muzikës, sidomos asaj popullore. Është këngëtare shumë e kërkuar dhe kush e ka dëgjuar të këndojë live, në evente apo gëzime familjare, nuk ka munduar pa e komplimentuar për zërin dhe performancën. Kjo është, Aida Cara!

 

 

Fabjola Kuburi:- Aida, emri yt nuk është pak i njohur në muzikën shqiptare, por dy fjalë do ti donim ne dhe lexuesit pëe veten…!

Aida Cara:- U bënë afërsisht 20 vite që këndoj, dhe gjatë këtyre viteve, shumë pak jam shkëputur nga muzika. Kam qenë aktive, dhe kjo ka bërë që të jem e afërt me adhuruesit e këngës sime.

– Me klipet si i ke marrdhëniet? Po me dasmat? Më trego pak më shumë për gëzimet familjare, koncertet, dasmat, meqë sapo po mbyllni edhe një sezon shumë të ngarkuar dasmash?

– Kënga dhe videoklipi im i fundit, titullohet “Hidhe vallen”. Është realizuar vjet në verë. Këtë vit nuk e kisha kohën e mjaftueshme për të nxjerrë këngën time të re, pasi nuk isha në Shqipëri. Jam kthyer në sezonin e verës, pasi kisha angazhimin me dasmat dhe koncertet nëpër vende të ndryshme bregdetare. Ka qenë një ngarkesë e madhe për mua, si për çdo artist në këtë periudhë, por falë Zotit ia kam dalë me sukses.

– Po koncertet, si pritet nga dashamirësit e tu, sepse ti udhëton në shumë vende, ku je e ftuar prej tyre apo jo?

– 2016 ka filluar për mua me koncerte në Amerikë. Kam qenë në shumë shtete atje, dhe jam pritur mjaft mirë nga Shqiptarët që jetojnë atje

– Shumë klipe sjellin konsumimin e shpejtë të një këngëtari apo është e kundërta?

– Po, e vërtetë! Nuk është e nevojshme të bësh shumë videoklipe sa për të zënë TV, por qoftë dhe një, por të saktë! Nëse teksti, muzika dhe këndimi janë të sakta, godet patjetër në publik!

– Cili zhanër është më i kërkuar nga dashamirësit e tu?

– Pothuajse të gjithë adhuruesit e mi e dinë që unë jam tek muzika popullore, dhe aty ndihem mirë dhe e sigurt.

– Keni një zë shumë të bukur dhe mbi të gjitha jeni shumë simpatike. Mendon se mjafton për të qenë një këngëtare e suksesshme?

– Mendoj se zëri dhe paraqitja janë pjesë e rëndësishme për një artist. Janë elemente shumë të rëndësishme për një këngëtar/e, por çdo artist, që t’i rezistojë kohës, duhet të sjellë risi në muzikë, dhe të ketë këngë e klipe të reja në treg.

– Ku qëndron e bukura dhe e vështira gjatë të kënduarit “live” për orë të tëra?

– Unë gjithmonë kam kënduar “live”, dhe mendoj se është gjëja më emocionuese dhe më e bukur e këtij profesioni. Vështirësia është se ka lodhje, dhe ndonjëherë vokali nuk është aty ku do ti, por prapë është kënaqësi dhe adrenalinë pafund.

– Çfarë ke pasion tjetër të veçantë?

– Përveç muzikës, pasion tjetër kam gatimin. Gatuaj me shumë dashuri! Pika ime më e dobët janë kafshët, me të cilat kaloj shumë kohë kur jam e lirë.

– Familja, shoqëria, puna. Si e menaxhon kohën për të mos lënë pas dore askënd?

– E gjej kohën për fëmijët, megjithëse janë të rritur dhe janë më tepër me shoqërinë e tyre. Kam shoqëri të mirë dhe mblidhemi shpesh për kafe. I vetmi person që lë pak mbas dore, është Aida, vetja ime (qesh), pasi dhe kur kam kohë të lirë, jam në dispozicion të familjes, shoqërisë, dhe Marlit tim (qeni).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *