14384178_1069845186431148_2040016874_n 14389877_1069845193097814_480475060_n 14389920_1069845196431147_1929282444_nKemi dëgjuar që një artiste shqiptare ka tentuar që të futet në tregun e huaj, por kureshtja është shumë më e madhe kur një artiste e re për shqiptarët por e huaj dashurohet shumë pas Kosovës. E kemi fjalën për Liza Therese, këngëtaren me origjinë nga Suedia e cila ishte e pranishnme në spektaklin “Zhurma Video Music Awards 12”, ku është dukur e mahnitshme duke bërë kureshtarë të gjithë edhe vetë emrat e njohur të femrave shqiptare. Liza ka fituar në këtë event i cili ishte për herë të parë për të cmimin “Best New Artist Female”, për klipin që e kishte realizuar pikërisht në Kosovë, vend ky që këngëtares bukuroshe i pëlqen shumë, sidomos njerëzit dhe kultura. Ajo ka zgjedhur që të jetë e famshme edhe në Kosovë, por edhe në Amerikë, e më pas për të arritur famën si një këngëtare internacionale. Deri tani artistja që ka nisur të këndojë që kur ka qenë e vogël ka një videoklip të bukur dhe e pret një e ardhme e suksesshme. Videoklipin e saj mund ta shikoni ne http://youtu.be/NjmgsgI37zQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *