Burrat e egër u pëlqejnë grave, megjithëse janë nga ata tipa që e lënë veten pas dore dhe injorojnë bazat e galanterisë. “Pse?”, do të pyesni ju. Ja cilat janë rezultatet e anketës sonë!

Në shoqërinë aktuale, duket sikur kufiri mashkull-femër bëhet gjithnjë e më flu. Burrat shqetësohen për pamjen e tyre të jashtme, përdorin produkte bukurie dhe kalojnë pothuajse aq shumë kohë sa gratë në banjo. Atëhere, është zhdukur mashkulli burrëror dhe i egër? Aspak, bile femrat nuk joshen shpesh nga efektet e modës dhe stili i Tarzanit, është gjithmonë aktual.

Ai është i gjatë, i bukur dhe i fortë
Gratë nuk joshen vetëm nga fiziku, por nga diçka më e thellë. Burrat e egër kanë një mënyrë jetese shumë të natyrshme. Për shembull, kurrë nuk kemi parë një burrë të egër të veshur shik (ai nuk ka nevojë për këmishë të hekurosur që të hidhet nga njëra pemë në tjetrën!). Pa dyshim që kjo e bën seksi, aq më tepër që një burrë i egër është i detyruar të mbrojë vazhdimisht veten për të mbijetuar në mjedisin e xhunglës, gjë që i zhvillon atij muskujt!

Të jemi pragmatikë
Por fiziku nuk është gjithçka dhe, mbi të gjitha, joshja nuk bëhet vetëm me sy, por edhe me kokë! Nëse e mendoni mirë, është e vërtetë se, të kesh në shtëpi një burrë të fuqishëm, mund të jetë e dobishme! Falë tij ndjehesh gjithmonë e mbrojtur dhe e sigurtë. Pastaj, në përgjithësi, burri i egër, ose ai burrëror, i ka fjalët e pakta, gjë që tërheq gjithashtu. Për më tepër, sharmi nuk ka të bëjë shpesh me diskutimet e gjata. Një shembull është seks-apili i Kristofer Lambertit me rolin e Tarzanit në filmin “Greystroke, legjenda e Tarzanit” (1984).
Për t’i parë gjërat më qartë, kemi marrë në pyetje disa gra, të cilave u pëlqejnë këta lloj meshkujsh burrërorë…
A, 29 vjeç: “Burrat e egër kanë një cilësi më shumë: Ata guxojnë, janë trimoshë. Guximi është një cilësi e nevojshme për vazhdimin e species. Duhet guxim për të bërë një fëmijë, në vitin 2014!”. Një mendim që ndahet edhe nga gratë e tjera…
“Vajzat joshen në mënyrë të natyrshme nga meshkujt burrërorë, sepse janë e kundërta e femrave, janë më pak të ndjeshëm, më pak gjaknxehtë. Ata të krijojnë imazhin e forcës, të një burri të aftë të bëjë fëmijë, të një babai të zot”. Atëhere, gratë e kujtojnë me të parë nëse një burrë është i mirë për të qenë baba, apo jo?

Rëndësia e nuhatjes
Sido që të jetë, në fushën e joshjes, nuk mund të mohojmë anën tonë që ngjan me kafshët. Antropologia britanike, Kejt Foks, shpjegon se ekziston një lidhje mes eksitimit seksual dhe nuhatjes. “Androstenoli, era që prodhohet nga djersa e freskët, është joshëse për femrat. Ndërkohë, androsteroni, prodhuar nga djersa mashkullore pas ekspozimit ndaj oksigjenit, domethënë, kur burri është më pak “i freskët”, është shumë e pakëndshme për gratë… me përjashtim të kohës kur ato janë në periudhën e ovulimit”!
Duket pra se një mashkull burrëror njihet së pari nga pamja e tij e jashtme. Megjithatë, duhet të dini edhe se nuk janë cilësitë fizike të një burri që i joshin gratë, por cilësitë morale që fshihen pas tyre, pasi nën zhguallin e tij, një burrë i egër fsheh në fakt një ndjeshmëri të madhe…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *