Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë…

Keni lindur të MARTËN
Personaliteti juaj: Ju jeni nën ndikimin e Marsit, perëndisë së luftës. Pra, keni karakter luftarak, ju pëlqen të fitoni, edhe sikur të lëndoheni, në sensin e drejtpërdrejtë dhe të figurshëm të fjalës. Ju pëlqen gjithashtu të lëvizni, veproni dhe t’i dedikoheni një kauze të caktuar. Mund të keni tendencë të tregoheni i fortë dhe i ashpër me ata që i gjykoni si të squllur, ose pak të motivuar. Megjithatë, në përgjithësi, jua falin, sepse dini të shpërndani rrotull jush energji dhe entuziazëm! Të tjerët admirojnë kryesisht aftësinë tuaj për t’u bërë ballë vështirësive pa u përkulur.
Dashuritë tuaja: Ju dashuroni aq me pasion, heroizëm dhe vetëmohim, sa mund t’i trembni të tjerët! Dashuria është gjëja më e rëndësishme e jetës suaj, megjithëse nganjëherë ju marrin për burrë/grua të lehtë, që bie shpesh në dashuri. Nuk ka mendim më të gabuar se ky, pasi ditën që do të takoni njeriun e duhur, asgjë dhe askush tjetër nuk do të ketë më rëndësi për ju. Është e vërtetë që do të vazhdoni të verifikoni aftësitë tuaja joshëse me një tjetër, por kjo do të mbetet një ndjenjë platonike. Ju do të merreshit vesh mirë me një jupiterian, që ka lindur të enjten.
Jeta juaj profesionale: Juve ju pëlqen gjithçka që ka lidhje me tregtinë, ushtrinë, ndihmën humanitare, mjekësinë dhe në veçanti, kirurgjinë, dhëmbët, fytin. Pikërisht në këto fusha do të jepnit më të mirën e vetes suaj, ashtu si në fushën e makinave dhe aviacionit. Ciladoqoftë fusha juaj e zgjedhur, ju do të përpiqeni të keni poste drejtuese, në të cilat do të dini si të impononi respekt.
Kafsha juaj e preferuar: Një zog, sidomos grabitqar, një skifter, apo një shqiponjë.
Fjalët tuaja kyç: Të luftosh, të japësh, të dashurosh dhe të dëshirosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *