SHIGJETARI
Dashi-Shigjetari
Të lindurit e shenjës së Shigjetarit dhe Dashit ndajnë parime të përbashkëta dhe kanë të njëjtin vizion për jetën. Ata, pra, mund të ndërtojnë një miqësi të fuqishme dhe jetëgjatë. Përsa u përket daljeve dhe pasioneve, të dyja shenjat zhvillojnë aktivitete ku liria dhe eksperiencat e reja janë të privilegjuara, si, për shembull, sportet ekstreme ose udhëtimet me zbulime. E vetmja hije në këtë tablo? Dashit i pëlqen të ndjehet udhëheqës dhe të marrë vendime, ndërkohë që Shigjetari i nënshtrohet me vështirësi autoritetit.
Demi-Shigjetari
Yjet nuk janë shumë optimistë përsa i përket pajtueshmërisë miqësore mes Shigjetarit dhe Demit. I pari është kureshtar dhe i pëlqen të dalë e të zbulojë gjëra të reja, ndërsa Demi është më sedentar. Që një miqësi mes tyre të jetë e mundur, duhet që Shigjetari të mësojë ta kanalizojë energjinë e tij, ndërsa Demi, të zgjerojë fushën e interesave. Shigjetari dhe Demi mund të zhvillojnë së bashku aktivitete intelektuale dhe lojëra të ashtuquajtura shoqërore (shahu, letra, monopoli, etj).
Binjakët-Shigjetari
Një Binjakët dhe një Shigjetar mund të merren vesh dhe të jenë miq të mirë, megjithëse kjo nuk është gjithmonë e lehtë, nëse merret parasysh pajtueshmëria e pakët astrologjike. Në fakt, këto dy shenja e kalojnë kohën e lirë në mënyrë të ndryshme. Është e mundur atëhere një lidhje sipërfaqësore, e bazuar në daljet për të pirë një kafe. Kështu, evitohen edhe deliret e përbashkëta dhe udhëtimet spontane. Megjithatë, Shigjetari është mendjehapur dhe Binjakët kanë aftësi përshtatjeje, gjë që mund të lehtësojë shkëmbimet mes tyre.
Gaforrja-Shigjetari
Në astrologji, dy shenja mund të jenë shumë të ndryshme, por njëkohësisht, të plotësojnë njera-tjetrën. Nuk është ky rasti për të lindurit e Gaforres dhe Shigjetarit, që mund të merren vesh me vështirësi. Në fakt, Shigjetari karakterizohet nga egoizmi, materializmi dhe të qenit sipërfaqësor, ndërkohë që Gaforrja është shumë e ndjeshme, bile shpesh, e brishtë. Megjithatë, yjet nuk përjashtojnë mundësinë që ata të jenë shokë të mirë, që mund të luajnë bashkë futboll, të shkojnë në kinema, apo të pinë një gotë.
Luani-Shigjetari
Ekziston një lloj pajtueshmërie miqësore mes Shigjetarit dhe Luanit. Në fakt, këto dy shenja kanë të përbashkët të njëjtat parime dhe vlera si bujarinë, dëshirën për t’u zbavitur dhe për t’ia kaluar mirë në shoqëri. Me një fjalë, ata të dy takohen lehtë në të njëjtat grupe shokësh. Luani nganjëherë merr në dorë frerët e lidhjes, për shkak të natyrës së tij prej lidershipi (drejtuesi), gjë që nuk vlerësohet shumë nga Shigjetari, që nuk duron njeri mbi kokë. Evitoni, pra, aktivitete të tilla si udhëtimet me makinë, ose fundjavat vetëm për vetëm të dy, të organizuara si gjithmonë nga… Luani.
Virgjëresha-Shigjetari
Një miqësi mes Virgjëreshës dhe Shigjetarit është e mundur, por rrezikon të mos jetë shumë e qëndrueshme. Këto dy shenja horoskopi kanë tipare karakteri të përbashkëta, si kureshtia dhe dëshira për zbulime, por edhe krejt të kundërta, bile të papajtueshme. Virgjëresha është e organizuar dhe perfeksioniste, ndërkohë që Shigjetari është i zjarrtë dhe shpesh, i pamatur. Për shembull, nuk këshillohet që këto dy shenja astrologjike të banojnë së bashku. Me një fjalë, më mirë preferoni daljen për kafe, shëtitje, etj., sesa miqësinë e qëndrueshme.
Peshorja- Shigjetari
Të lindurit në shenjat e Peshores dhe të Shigjetarit paraqesin predispozita të mira për të qenë miq. Të dyja shenjat, në fakt, plotësojnë njëra-tjetrën dhe mund të jenë në harmoni të mirë. Ato, gjithashtu, mund të bëjnë shëtitje, të zbulojnë natyrën, të merren me aktivitete relaksuese (joga apo meditim), sport, etj. Megjithatë, Shigjetari nuk duhet t’ia imponojë zgjedhjet e veta Peshores. Peshorja mund të jetë gjithashtu një mik i besuar i Shigjetarit, falë arsyetimit, aftësisë për të dëgjuar dhe ekuilibrit të tij.
Akrepi-Shigjetari
Një miqësi mes Shigjetarit dhe Akrepit është e mundur, por vështirë se ata mund të jenë miq të afërt. Në fakt, që të dyja shenjat janë mjaft të ndjeshëm, nganjëherë të pamatur dhe mbajnë mëri. Megjithatë, ata mund të zhvillojnë shumë aktivitete së bashku, sepse kanë shije mjaft të përafërta. Yjet këshillojnë më shumë aktivitete dinamike dhe sportive, sesa intelektuale apo artistike, në të cilat mund të mërziten shpejt.