Ma thuaj…

Ma thuaj… te lutem , dua ta di

Ku shkuan, çastet tona, ku shkuan ?!

Puthjet e zjarrta , pasion e dashuri..

Mos deti xheloz i treti ne oqean ?!

Me thoje se dashuria per mua

ish universale nuk njihte kufij

Tw kam dashur…tw dua…do tw dua

mrekullia e mrekullive …ti veç ti.

Dashurinw tonw s’mund ta pwrshkruanin

Shekspiri, Balzaku apo tjeter romancier

Se kjo e jona ishte gdhendur nw zemwr

Dashuri qw nw asnjw kohw nuk ishte ndjerw

Ma thuaj…dua ta di…pwrse s’ma thua

Ku shkoi dashuria e gdhendur nw zemwr

Premtimi si gjurmwt nw breg u shua

Tani ti magjishwm do njw tjetwr femwr…

ALBANA MET’HOXHA

 

Isen Elezit -Dëshmorit Të Kosovës!

Dajë Isen ti je i gjallë

je puthur me pavdeksinë

se jetën ja ke falë

Kosovës i sollët lirinë!

Isen trimi shqipe mali

lart mbi maja fluturo

ndëgjo këngën që t’këndon nipi

shih sa bukur po t’këndo’!

Shih sa bukur i dridh telat

zëri shih kur i kumbon

se është nipi i Isen trimit

dhe për dajën nuk loton!

Ngrehu Isen dil në  gryk

dil e shih ti Kaçanik

këtë vend shkëmb e gur

Tym e flakë, djeg  për flamur!

Këngë të thurri Milaimi

ta këndoj me zë e shpirt

krenarisë së Sllatinës

këtë këngë e ke merrit!

Kënga jote mori dhenë

udhën ja dha bilbili

ti hero për mëmëdhenë

I pavdekshëm, të ndrin ylli!

JAHE FIDA

 

Të iki dua pa maraze

Të iki dua, pa maraze,

mos t’i kem borxhe njerëzisë,

as diellit, as tokës!

Dhe pikën e fundit të dashurisë,

t’ia lë amanet botës…

Të iki dua, pa maraze,

Gjirin e ngrohtë t’ia lë fëmijës mburojë,

Puthjen e ëmbël në ballë,

T’u lë ledhat flokëve kurorë

Çdo mëkat t’u marr… çdo hall!

ELJONA BRAMO

 

shoqëri brilante

Brilant e quaj shoqërinë,

se s’u zhgënjeva kur prej saj.

E tillë kam mbetur e di mirë

Prandaj me respekt e mbaj.

Se shpirti im është i madh,

gjithë boten mban brenda.

Me dritën e shpirtit e zgjedh,

Të jetë besnike ma ka ënda.

Se kalova kohë të vështira,

Shumë kam shkruar për shoqërin,

Vërtetë u lodha, por s’u dorëzova,

E sot mbledh frytet e mundit tim.

Si çdo njeri të mirë, Zoti mua,

Me një dorë më hedh me tjetrën më pret,

Lum kush ka shoqëri të zgjeruar,

LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *