nga: Arlis ALIKAJ

“Nëse bletët do të zhduken nga sipërfaqja e dheut, atëherë njerëzit nuk do të mund të jetojnë më shumë se katër vjet”, ka thënë Albert Einstein. Këtë e kuptojnë më mirë pothuajse gjysma e fshatrave të Librazhdit nga ku fshatarët nxjerrin bukën e gojës me këto biznese familjare. Këtë verë dhe sezon prodhimi mjalti, bletarët dhe fermerët e gjithë Shqipërisë u përballën me një krizë të papritur ekonomike siç ishte reduktimi numrit të bletëve dhe vdekja në masë e tyre. Kjo krijoj shumë përplasje midis pushteteve vendore (bashkive) dhe popullsisë ku në disa zona degradoi me protesta si në fshatrat Kuturman , Xhyrë apo dhe fshatra të tjerë të rrethit të Dibrës. Ne investiguam mu në zemër të ‘përhapjes së lajmit’ që u bë objektiv i një paniku dhe krize informacioni rreth të vërtetës, në qytetin e Librazhdit. Sezoni i ri i prodhimit të mjaltit të ri po vjen ndaj le ti paraprijmë një paniku tjetër.

Por si nisi e gjitha kjo?

Kjo nisi nga një banor i cili kishte hasur se bletët e tij ishin zhdukur dhe disa ditë më parë policia aty kishte shkatërruar plantacione me hashash. Ai fajësoi se mbjellja e hashashit në masë por dhe drogërave të tjera, kishin sjell ulje në numër dhe vdekshmëri tek bletët. Ai revoltoi së bashku dhe banorë të tjerë, ku me ndihmën e disa mediave e portaleve, ky lajm për vetë dhe nga natyra e tij, mori dhenë dhe filloi të shpërndaheshe masivisht në rrjetet sociale. Të mos harrojmë që lajm doli pikërisht atëherë kur ishte periudhë zgjedhjesh dhe situata vlonte nga akuza të Opozitës, pasi dihet që Librazhdi është bastion i së majtës. (Partisë në pushtet).

Çfarë ndodhi më pas me banorin?

Refik Kutrelli, emri së cilit u lakua nga media u shoqërua në polici dhe në deklarata të tij, ka përgenjështruar lajmin duke thënë se Banori, i cili përhapi panikun se bletët ia kishte zhdukur e tij dyshon se i janë dëmtuar nga ilaçet e skaduara, megjithatë nuk ka pasur mundësi ekonomike për të bërë analiza.

Ndërsa në një pronocim kryetari bashkisë Librazhdit, z. Kastriot GURRA. Gurra tha se gjithçka është “fake news”.

“E publikoi një portal dhe të gjithë e morën pastaj dhe unë nuk po lidhesha dot me asnjë prej tyre për ta sqaruar dhe për të treguar këtë situatë. Nuk ka asnjë lidhje. Në zonën e Librazhdit është mjalti më i mirë në Shqipëri dhe të gjitha këto dezinformime bëhen për të dëmtuar zonën dhe për t’u përdorur politikisht”, thotë zoti Gurra.

Për herë të parë lidhja mes bletëve dhe hashashit u bë nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizite në Elbasan për “Ditën e Verës”, ku me humor pyeti në një nga stendat që shitej mjaltë, nëse bletërritësit kishin pasur ndonjë problem me hashashin, pasi kishte dëgjuar se mund të ishin dëmtuar prej tij. Duke buzëqeshur të rinjtë i thanë që ata nuk ishin prekur nga kjo gjë, pra bletët e tyre nuk ishin ndikuar nga hashashi.

Pas publikimit në lajme se në Librazhd bletët po zhduken si pasojë e drogës, ka reaguar menjëhere edhe Shoqata Bletarëve Librazhd, duke thënë se ky lajm është i pavërtetë. Sipas z. Veli HOXHA profesionist dhe kryetari shoqatës bletarëve Librazhd, sqaron se dëmet nga bletët kanë ardhur nga sëmundja e variatozës e cila ka prekur në masë bletët në tërë Republikën jo vetëm në Librazhd.

Pasi variatoza ka pasur një rritje të konsiderueshme vitin e kaluar si pasojë e ciklit biologjik që një herë në katër 5 vjet ajo shpërthen dhe medikamenet nuk kanë dhënë efekt. Për më shumë le të ndjekim reagim e zotit Veli :

Gazetari A.B ka bërë një intervistë , për dëmtimet në bletë, por nuk ka marrë mendimin e specialistëve të fushës ose mendimin e Shoqatës së Bletarve, E vërteta qëndron si më poshtë: Personi i intervistuar i ka patur bletët me sëmundjen e Pestës (https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_diseases_of_the_honey_bee#Pests_and_parasites) (linku i sëmundjes që prek bletët) dhe vdekjet kanë ardhur për shkak të sëmundjeve dhe parazitit Varo. Bletarët që i kanë bërë mjekimet dhe luftuar Varonë i kanë bletët shumë mirë. Në zonat që mbarshtrohen bletë nuk ka patur kultivim të drogës , dhe ka fakte që droga nuk i dëmton bletët, por i fuqizon ato. Fakt është Lazarati mbasi në kohën kur kultivohej droga  bletët kanë patur zhvillim dhe prodhim të lartë, mbasi çdo lule ndikon pozitivisht në bletë. Këtë vit dëmet e bletëve kanë ardhur nga Variatoza e cila ka patur nje zhvillim dhe nuk ka dhënë efekt medikamentet e përdorura, ’ 

Në zonën e Librazhdit situata paraqitet në përgjithësi e mirë dhe është e rëndësishme që mos luhet me sektorë fitimprurës për ekonominë lokale për të krijuar lajm dhe panik. Zonat e Librazhdit janë me ujëra të pastra , bletët pijnë ujë burimi dhe është e mira mos abuzohet me këtë pjesë për të bërë shou mediatik, pasi për shumë familje këto janë të ardhurat kryesore dhe buka e përditshme e gojës. Në zonën e Librazhdit fermerët shprehen se nuk ka pesticide , insekticide apo dhe gjëra të tjera të përdorura pasi ekosistemi është i shëndetshëm. Faktorë të tjerë të zhdukjes së bletëve janë dhe Ndryshimi kushteve klimaterike, rrezatimi elektromagnetikë të rrjeteve celularë e shumë të tjera. Ekspertët e fushës që merren me vite me këtë gjë, dhe që janë trajnuar dhe ndërkombëtarisht si  zoti Veli Hoxha , thonë se vetem Drogë që nuk ndikon tek bletët në këtë pikë. Për këtë thotë ai bletët shkon dhe te lulja duhanit, e cila është e hidhur por për bletët është shumë e mirë dhe produktive. (në foto femeri njohur zonës z. Veli Hoxha).

Po ashtu dhe ekspertja Lejla Shehu, kryetare e shoqatës së bletërritësve tha: Prej muajit dhjetor është vënë re një rëni drastike e numrit të bletëve në Shqipëri. Kjo lidhet me disa sëmundje që i kanë bletët dhe që fatkeqësisht këtë vit ishin edhe më të përhapura.

Nga ana policisë,  shefja e komisariatit Librazhd, znj. Anila POPA në kohën e këtyre zhvillimeve pohon se është e vërtetë se në ato fshatra ashtu siç është pasqyruar dhe në media janë djegur plantacione droge dhe se policia po punon fort me këtë çështje por nuk ka mundur të lidh këtë me zhdukjen e bletëve dhe se kosheret e fshatarëve kanë qënë larg zonës ku janë pikasur parcelat e hashashit e janë bërë operacionet nga ana policisë. Ndër të tjera ajo shprehet se po sulmohet puna e policisë duke bërë përpjekje për të hedhur poshtë punën dhe luftën e fuqishme që policia ka shpalluar kundër drogës.

Ne u interesuam dhe me pedagogë nga universiteti Agrobujqësor i Tiranës por dhe nga Instituti Shëndetit Publik. Sipas burimeve tona konfidenciale dhe të dhënave të tyre, droga nuk mund të vrasë bletët apo të ndikojë në zhdukjen e tyre. Këtë e vërteton dhe një kërkim shkencor i publikuar nga britanikja ‘The Guardian’ https://www.theguardian.com/science/2008/dec/23/cocaine-bees-australia-drug-research ku kërkues australianë nga universiteti Publik i Melburnit, kanë arritur në rezultatin se bletët jo vetëm që nuk vdesin nga substancat narkotike, por trupi tyre reagon njësoj si njerëzit. Ato mund të ‘drogohen’ dhe për këtë nën efektet e kokainës, ato bëjnë një kërcim dehës.Përkundrazi ato janë më produktive dhe energjike duke përshpejtuar proçeset e punës. Dhe nektari tyre është më i shijshëm për shkak të ndikimit në metabolizëm. https://www.theguardian.com/science/2008/dec/23/cocaine-bees-australia-drug-research ² Madje ka dhe disa vende që po trajtojnë prodhueshmërinë e bletëve duke përdorur në masë drogëra të lehta. http://mentalfloss.com/article/65709/honeybees-trained-sniff-out-drugs

 

Përfundimi?

Nga gjithë kjo histori ku bumi mediatik , fryu ‘situata të pavërteta’ kuptojmë sesa lehtë është të bësh një lojë të pisët me ata, njerëzit e thjeshtë ku skamja dhe varfëria tejskajshme , për qëllime votash, paniku dhe destabilizimi bëhen burim lojërash nga faktorë e forca ekstremiste. Ka shumë bashkëfshatarë që hedhin akuza për forcat politike që blenë gazetarë e shoqata, fermerë gjatë fushatës zgjedhore për të bërë banorë kundër e për t’i ngritur në protesta. Si gjithmonë njeriu thjeshtë bëhet pre e manipulimeve dhe sidomos kur derdhet para për të krijuar FAKE NEWS (lajm dashakeqës, jo i vërtetë). Gjermania në mars të vitit 2017 paralajmëroi luftë kundër portaleve dhe fake neës, duke parashikuar masa drastike në gjoba të majme kundrejt individëve dhe portaleve që krijonin këto lloj lajmesh. Mbase është koha që dhe qeveria shqiptare dhe AMA (Autoriteti Medias Audiovizive) të krijojë një legjislacion të përshtatshëm për këto lloj lajmesh elektronike që me të vërtetë krijojnë krim kompjuterik  pasi vetëm sa konfuzojnë popullatën dhe shpërndajnë panik.

 

Ky material u prodhua në kuadrin e projektit “Raportimi i Krizave në EJL,” të zbatuar nga Rrjeti  i Europës Juglindore për Profesionalizimin e Medias (SEENPM), me mbështetjen e National Endowment for Democracy. Përmbajtja e materialit është përgjegjësi vetëm e autorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *