Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

“Bidaai”  Aleku pranon të martohet me Malikën  

 

I dëshpëruar nga fakti që Sadna ka firmosur dokumentet e divorcit, Aleku i jep makinës me shpejtësi dhe pëson një aksident. Malika kalon andej dhe e gjen Alekun duke qarë, jashtë makinës së tij. Ajo i shpreh Alekut dashurinë, por i dëshpëruar, ai e lë aty dhe ikën. Malika informon Vasundrën se Aleku ka bërë aksident. Ranviri tronditet kur shikon dokumentet e divorcit. Aleku dhe Sadna, të dëshpëruar, mendojnë për njëri-tjetrin. Aleku hapet me Ragnin dhe i tregon asaj në lidhje me divorcin. Vasundra akuzon Sadnën se ajo është shkaktare e problemeve që ata po kalojnë. Vasundra pyet Malikën nëse pranon të martohet me Alekun. Aleku, pranon të martohet me Malikën…

 

Advertisement

Malika heq Sadnën nga puna

Vasundra lumturohet kur Malika pranon të martohet me Alekun, ndërsa Ranviri ndihet i zhgënjyer. Ragni ndërpret Sadnën, ndërsa kjo e fundit nis t’i shpjegohet Sharmës. Që të gjithë në familje tronditen kur Ragni u tregon se Sadna ka firmosur dokumentet e divorcit. Ranviri përpiqet ta bindë Aleku të pajtohet me Sadnën, por Aleku nuk pranon. Ranviri betohet se do të bëjë gjithçka për ta bashkuar sërish Alekun me Sadnën. Indraxhiti i kërkon Vasundrës të mos nxitojë kaq shumë për ta martuar Alekun me Malikën.

Malika i tregon Sadnës se Aleku ka pranuar të martohet me të, gjë që e trondit Sadnën. Kjo e fundit përballet me Alekun në zyrën e Malikës. Sadna trishtohet kur e sheh Alekun me Malikën. Sharma këmbëngul që Vineti të shlyejë borxhin që i ka marrë mikut të tij, pa e ditur se në të vërtetë ai ka marrë një kredi në bankë dhe ka lënë peng shtëpinë. Malika dëgjon rastësisht bisedën e Ranvirit me Sadnën dhe tronditet kur mëson se Sadna ka qenë gruaja e Alekut. E tërbuar, Malika i kërkon Sadnës ta lërë punën.

 

Ragni mëson të vërtetën e konkursit

Malika përballet me Alekun për çështjen e Sadnës. Vineti i tregon Ranvirit se ka qenë Sadna ajo që i ka gjetur paratë për operacionin e Koshalias dhe se ai e ka lënë peng në bankë shtëpinë e babait të tij. Ranviri nis të dyshojë për arsyen e vërtetë që e ka shtyrë Sadnën të divorcohet nga Aleku. Avni dëgjon Vasundrën duke e gënjyer Alekun në lidhje me Sadnën. Ranviri dhe Ragni tensionohen kur shohin se si Aleku i beson gënjeshtrat e Vasundrës.

Sharma e takon Vasundrën fshehurazi të gjithëve dhe i kërkon asaj që ta….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Elita Rudi: Timonin e fatit duhet ta drejtosh vetë!

Next Post

“Karadayi” Mahiri e Feridja bëhen me djalë

Advertisement