Turguti ekzekutohet

 

Orhani i thotë Turgutit se do ta vrasë në vendin ku filloi gjithçka. Ai e lë në rrugë Tahsinin dhe bashkë me Turgutin niset drejt gjykatës. Mahiri mundohet të qetësojë Feriden dhe e kalon natën me të. Ai i thotë se do të shkojë të dorëzohet, por në atë moment në shtëpi vjen Tahsini, i cili i tregon për Orhanin dhe Turgutin. Mahiri e kupton se Orhani e ka patur fjalën për gjykatën dhe niset menjëherë për atje. Orhani e çon Turgutin në gjykatë dhe e fut pikërisht në zyrën ku ai ka vrarë dikur Sulejmanin.

Suna i tregon Ferides se Belgini e ka vrarë drejtorin e policisë dhe se tashmë ajo është sjellë në gjykatë, ku me të po merret Adnani. Feridja e kupton se ky i fundit mund ta ndihmojë atë të arratiset ndaj niset menjëherë për në gjykatë. Orhani në gjykatë ia drejton armën Turgutit dhe bëhet gati për ta vrarë, por ky i fundit përfiton nga një moment shpërqendrimi i Orhanit, për t’ia marrë pistoletën nga dora. Mahiri arrin të hyjë në momentin e fundit, pasi Turguti e ka plagosur Orhanin. Duke e mbajtur Turgutin si peng, Mahiri arrin të arratiset nga gjykata, duke u thënë rojeve se do ta dorëzojë ai vetë Turgutin në polici. Në korridor, ai përballet me Sunën, së cilës i thotë të ndihmojë Orhanin e plagosur.

Nexhdeti, në burg, përfiton për ta kërcënuar sërish Ajtenin. Ajo vendos të arratiset menjëherë për në Izmir bashkë me vajzën e vogël dhe merr bileta për t’u nisur që atë natë. Për planin e saj, Ajteni i tregon vetëm Songylit. Feridja shkon në gjykatë dhe mëson nga Suna gjithçka që ka ndodhur. Nga ana tjetër, Nazifi vrapon për në spital, i njoftuar se Orhani është plagosur.

Belgini i kërkon Adnanit ta ndihmojë të arratiset dhe ai përdor për këtë, mënyrën që përdori feridja për të arratisur Mahirin. Feridja e kupton dhe u shkon nga pas. Ndërkohë që Adnani i kërkon Belginit të ikë, ajo nxjerr thikën dhe i thotë se që të tjerët ta besojnë se ai nuk e ka ndihmuar, ajo duhet ta plagosë. Kështu, Belgini e qëllon me thikë dhe del nga gjykata. Feridja, që e kupton planin e saj, i del para, por Belgini, me thikën në dorë, arrin ta marrë peng dhe u kërkon policëve të largohen. Ndërsa largohet duke mbajtur si peng Feridenm, Belgini i thotë se ajo ka bërë edhe shumë krime të tjera, të cilat Feridja nuk i di. Kështu, për shembull, ajo e ka shkaktuar aksidentin ku Feridja ka humbur fëmijën e saj. Pa mundur ta përballojë dot këtë, Feridja e qëllon dhe arrin t’ia marrë thikën. Kështu, Belginin e kapin sërish policët dhe e çojnë në burg.

Nexhdeti del përpara prokurorit, duke shpresuar që ata ta lirojnë, por në të vërtetë ai dërgohet në burg, për t’u gjykuar në vazhdim.

Gjatë rrugës për ta çuar Turgutin në burg, Mahiri nuk bie në kurthin e këtij të fundit, që përpiqet ta zemërojë aq sa Mahiri ta vrasë. Turguti e detyron të përplaset në makinë dhe të dalë në një fushë, ku i tregon të gjitha krimet që ka bërë dhe i thotë se, nëse nuk e vret në atë çast, ai nuk do të ndalet, por do ta bëjë të përjetojë dhimbje edhe më të mëdha se ato që ka përjetuar deri tani. Megjithëse në një moment Mahiri ia vë pistoletën në kokë, ai nuk e humbet kontrollin, por…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *