Dashi
Ju do të rikontaktoni miq që nuk i keni parë prej kohësh dhe do të kujtoni së bashku me ta momente të bukura nga e kaluara. Do të konstatoni edhe që jeta juaj është më e mirë tani sesa ishte në rininë tuaj, të paktën nga ana ekonomike dhe kjo, falë Uranit që ju ka nxitur të bëni përpara. Ju do të vini në punë të gjitha forcat për të mbaruar një punë që keni në dorë, sepse duhet të respektoni disa afate.

Demi
Do të jetë një javë e këndshme në punë. Atmosfera do të jetë e mirë edhe pa bërë asnjë përpjekje. Mbase kjo atmosferë do të krijohet për shkak të ndonjë kolegu që do të largohet dhe që do të zvendësohet me një të ri. Ju punoni më mirë kur nuk ju vënë nën presion. Do të përfitoni nga kjo situatë për të diskutuar me shefin se çfarë mund të bëni në muajt që vijnë. Jo medoemos se sa do të fitoni në planin financiar, por keni dëshirë të bëni gjëra interesante. Mërkuri ju ndihmon të gjeni argumentet e duhura.

Binjakët
Do të ndiqni me kujdes ngjarjet që do të ndodhin në punë. Ju vijnë lajme kontradiktore që do t’ju hutojnë. Mos e humbisni toruan, vazhdoni të bëni përpara siç bëni zakonisht dhe situata do të zgjidhet vetë, në muajt që vijnë. Në fushën sentimentale, Saturni ju inkurajon t’i merrni gjërat seriozisht. Kështu, ju do të bëni ç‘është e nevojshme që çifti juaj të bëjë përpara. Nëse jeni beqarë, do të keni shumë kërkesa dhe keni të drejtë.

Gaforrja
Përfitoni nga ditët e fundit të planetit Mars në sektorin tuaj të dashurisë që ju sjell një energji pasionante për lidhjen tuaj. Më 11 mars ai do të futet në sektorin e punës dhe nuk do të jetë më e njëjta atmosferë në çift. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë dhe jeni ende beqarë, dilni sepse keni shanse të mira takimi. Në punë jeni shumë të disiplinuar dhe i mbaroni gjërat në kohën e duhur, prandaj nuk keni asnjë arsye për t’u stresuar gjatë javës. Përgatisni një ndryshim ritmi.

Luani
Këtë javë, atmosfera në familje do të jetë e vështirë, por ju do të përpiqeni që bisedimet të zhvillohen me qetësi dhe në frymë konstruktive, falë ndihmës së Afërditës në fushën e marrëdhënieve. Ju do të silleni vetë me qetësi dhe do të jeni tolerantë. Në çift, do të dialogoni vazhdimisht, herë-herë me humor, pa përjashtuar pasionin. Do t’i kontrolloni më mirë shpenzimet tuaja dhe do të bëni përparime në këtë fushë. Saturni ju shtyn të jeni më të matur se zakonisht.

Virgjëresha
Jupiteri vazhdon t’ju ofrojë mundësi të reja në punë, gjë që ju shtyn të reflektoni. Do të zgjidhni më shumë kënaqësinë e punës sesa paratë, por sigurisht, nëse mund t’i keni të dyja njëkohësisht, kjo do t’jua lehtësonte marrjen e vendimit. Ju gëzoni popullaritet në mjedisin tuaj profesional, sepse krijoni marrëdhënie të sinqerta dhe përpiqeni të njihni njerëzit që ju rrethojnë. Atmosfera në çift do të jetë e mirë. Nëse jeni beqarë, do të eksploroni mundësitë e ndryshme, por nuk do të jeni të sigurt për të hedhur ndonjë hap, sepse doni të jeni të matur.

Peshorja
Saturni është ende në shenjë dhe ju jeni shumë të ndërgjegjshëm për ndikimin që keni te të tjerët. Kjo nuk do të thotë se ju abuzoni me të, por e dini se ç‘mund të kërkoni ose jo. Do t’ju bëjnë propozime për projekte profesionale që duken mjaft interesante, por që janë jashtë punës që bëni aktualisht. Ju takon juve të organizoheni për t’i përballuar me sukses, ose të refuzoni. Afërdita në shenjën e Ujorit është pozitive për lidhjen tuaj. Partneri/ja do të bëjë përpjekje të vërteta në këtë drejtim.

Akrepi
Marsi është në shenjën e Akrepit deri më 12 mars dhe ndikimin e tij do ta ndiejnë më shumë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë. Kështu, do të ndiheni plot forcë të brendshme, vendosmëri e energji, cilësi që do t’ju shërbenin për të filluar projekte të guximshme. Kështu, mund të shkruani një libër, të rishkruani CV-në tuaj, të hapni një faqe interneti, të merreni me vizatim, me tango apo salsa. Ju keni etje për gjëra të reja dhe e ndani gëzimin e jetës me njerëzit që ju rrethojnë. Humori sarkastik që keni, relakson atmosferën rrotull jush.

Shigjetari
Ju karakterizon paqja e brendshme dhe, megjithëse përgatiteni përsëri të përballoni trazira të ndryshme në jetën tuaj, dini si të bëni, ditë pas dite, përpjekjet e nevojshme që gjithçka të shkojë mirë. Ju do të gjeni forcë për të përballuar gjithçka, megjithëse kjo duket e vështirë tani. Kështu, do të guxoni të kapërceni disa frikëra apo ankthe dhe kjo do t’ju lejojë të realizoni synime që i mendonit prej kohësh. Guxoni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë, mos i bëni të gjitha gjërat vetëm.

Bricjapi
Plutoni ju shtyn të bëni përparime në të gjitha fushat dhe ju do të perceptoni ndryshimet që janë bërë në jetën tuaj që prej vitit 2008. Pa Plutonin nuk do t’i kishit kapërcyer kurrë pengesat tuaja të brendshme. Vazhdoni, ai do të jetë aty edhe për një kohë të gjatë. Ju mund të rigjallëroni lidhjen tuaj, por mos iu riktheni një marrëdhënieje që ka marrë fund tashmë. Një miqësi e vjetër do të rishfaqet në skenë dhe ju do të ndiheni mirë.

Ujori
Mërkuri dhe Afërdita janë ende në shenjë dhe ju do të ndiheni mirë në vetvete. Nëse jeni beqarë, komplimentet do të bien si shi dhe kjo ju do t’ju kënaqë. Në rrjetet shoqërore popullariteti juaj do të shtohet dukshëm. Kjo miklon egon tuaj dhe shton besimin tuaj në vetvete. Në çift, partneri/ja do të flasë për të ardhmen; lëreni të shprehet. Ju shpenzoni shumë, bëni kujdes.

Peshqit
Dielli dhe Neptuni në shenjë do t’ju ndihmojnë në marrëdhëniet me seksin e kundërt, qoftë kjo në çift, në punë, në familje, etj. Ju do të zbuloni me saktësi se ç‘kanë ata në mendje dhe të përfitoni për t’u thënë se çfarë dëshironi ju. Lëreni intuitën tuaj të caktojë momentin e duhur për të bërë diçka të tillë dhe fjalët e duhura gjithashtu. Nëse keni një frymëzim artistik, mos e shtyni për më vonë, tani është momenti për të nxjerrë gjërat që mbani brenda. Në punë jeni pak konfuzë, por është atmosfera e përgjithshme e tillë, nuk është faji juaj.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *