Është i ri dhe plot talent, e sapo ka sjellë një super këngë me klip që mban titullin “Diva”, e po pëlqehet mjaft. Ky është këngëtari Besar Rusiti, 18 vjecari simpatik dhe plot stil me origjinë nga Tetova por që jeton në Koln të Gjermanisë. Deri tani Besari ka dy këngë e planifikon deri në verën e 2018-ës shumë hite të paktën 5 projekte, ndërsa ka nisur të menaxhohet mjaft mirë nga Duli Rizvani, e pos gjuhës shqipe ai njeh shumë mirë edhe italishten e gjermanishten. Nëse do të dëgjoni këngën “Diva” do të dashuroheni menjëhere me zërin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *