Nëse deri më dje e keni dëgjuar super talentin Burhan Berisha të ju këndojë në makinë apo në ndonjë semafor ku ju prisni të kaloni, tani e më pas atë mund ta dëgjoni me këngë dhe me produksion të mirë. Ne mësojmë se pikërisht personazhi i njohur dhe biznesmeni Genc Lekaj e ka marrë në manaxhim djaloshin 17-vjecar pasi ka parë talentin e tij dhe është duke kontaktuar me producentët më të mirë për të realizuar në fillim një hit për të. Deri tani Burhanin e kemi parë në shumë programe televizive ku falë pranisë së tij në youtube kalonin shifra marramendëse klikimesh, ndërsa vetë këngëtarët që shumica e njohin mahniten kur dëgjojnë zërin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *