Ky shkrim është për ato vajza dhe gra që mbajnë syze. Ja, disa këshilla nga artistja grimiere Bobi Braun, se si të dukeni më bukur me to. Nëse jeni gati të ndërroni skeletin e tyre, po ju prezantojnë edhe disa modele klasike, moderne dhe joshëse.

1.foto 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Është tunduese të bëhesh përtace kur mban syze, sepse mendon se grimi i syve nuk do të vihet re, gjithsesi. Por, në fakt, është krejt e kundërta, duhet t’i lyesh sytë, që t’i bësh ata të bien në sy.

2. Këshillat e grimit

foto 2
Përdorni korrektor për t’i dhënë shkëlqim lëkurës rrotull syve, meqë syzet shkaktojnë hije. Kërkoni një korrektor kremoz, me bazë të verdhë, ose një ton më të hapur se kremi juaj pudër. Shtrijeni nën sy me mollëzat e gishtave e pastaj hidhni pudër mbi të për ta fiksuar.
Duhet të përdorni patjetër laps sysh, pasi sytë tuaj do të duken si të sëmurë, pa një lloj përcaktimi. Lapsat e zakonshëm të syve kanë tendencë të fshihen, kështu që përdorni një me formulë xheli, ose laps afatgjatë përgjatë rrënjës së qerpikëve lart dhe aplikoni një pudër, në vijën e qerpikëve poshtë.
Aplikoni një rimel kundër ujit, që nuk do të fshihet në kontakt me xhamat. I prekin xhamat e syve qerpikët tuaj? Kthejini me një mashë para se të vini rimelin, thotë Braun. Mbushini edhe vetullat, në mënyrë që syzet të mos zënë vendin kryesor në fytyrën tuaj. Përdorni një furçë të fortë, me kënd, për të aplikuar një pluhur vetullash me ngjyrën e flokëve.
Mos harroni edhe lëkurën. Aplikoni kremin-pudër në vendet që keni nevojë të mbuloni dhe aplikoni pak të kuq faqesh me ngjyrë të freskët, në mollëzat e faqeve.
 

 

 

3.

foto 3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për vajzat që kanë syze me skelet me ngjyrë të fortë
Zgjidhni një buzëkuq me ngjyrë të theksuar! Kjo do të barazpeshojë syzet në fytyrën tuaj. Mbajeni pjesën tjetër të grimit të thjeshtë, me një korrektor, rimel dhe laps sysh.

4. Për ato me skelet klasik

foto 4
Theksoni më shumë grimin e syve dhe mbani një ngjyrë neutrale buzësh. Braun ka përdorur ton sysh ngjyrë kafe, plus laps dhe rimel të zi, që të theksojë sytë prapa syzeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

5. Për skeletet nudo

foto 5
Qëllimi është që grimi të mos dalë mbi syzet, prandaj përdorni një grim të lehtë, që i jep shkëlqim lëkurës. Një laps kafe natyral, një rimel dhe një ton sysh me xixa ngjyrë shampanjë, një të kuq faqesh rozë dhe një shkëlqyes buzësh.

 

8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *