Gëzuar Ditëlindjen Klevisi im…

 

Për nipin tim, engjëllin tim që çdo vit e bëhet më i bukur dhe më i ëmbël se kurrë, kam urimet më të përzemërta për 3 vjetorin e lindjes. Shpirti im, të uroj që çdo ditë e jetës tënde të jetë buzëqeshje, ëmbëlsi, fat, shëndet, mbarësi dhe shumë dashuri rreth teje. Jo më kot të thërras dashuri, sepse i tillë je për mua, ndaj edhe uroj të rritesh me shumë shumë fat zemra ime e vogël dhe po kaq i ngrohtë siç je tani. E di që me urimin tim janë dakord edhe gjithë pjesa tjetër e familjes tonë. Edhe 100 Klevisi ime me emrin ndryshe Dashuri :). Nga halla jote, Bona.

 

 

Nga unë Flamur Bërdëllime, urime për ju…

– Të shoh të ulur, aty te “Piaca”, i dashur prof. Nijazi Lleshi. Me kapele republika, afër të 80-tave, po gjithnjë vital dhe sportiv. Kam shumë mall kur nuk të shoh, mësuesi im i shtrenjtë i basketbollit. U bëfsh 100 vjeç!

– Kalojnë ca kohë dhe nuk e shoh në TV Nikolin Jakajn, kryetarin e Dhomës së Tregtisë. Diçka më sëmbis në zemër, një gjë që shkaktohet nga respekti dhe malli së bashku. Por ndërkohë, unë e di se ti je aty, në krye të punës, për të mbrojtur interesat e biznesit. Urime, njeri fisnik!

– Kjo dyshja e miqve të mi Kujtim Buza dhe Bujar Himçi, më ngjallin respekt që vjen nga vite e vite, nga intervistat që kam realizuar dhe artikujt e shkruar. Por, se ç’ndjej një ngrohtësi më të madh, kur i shoh të pinë kafe bashkë, në një lokal, në një tavolinë. Ju uroj jetë të gjatë!

– U bëmë për mall, Dash Shehi, simbol i thjeshtësisë. Të uroj fort që i rri “mbi kokë” doktrinës që “Toka të shkojë tek i zoti”. Të përqafoj fort, miku im!

– Kapakun e librit të fundit e kishe qarë, e dashur Dorina. Je bërë mjeshtre vërtet. Unë të puth fort ty, ti çunin. Gjithë të mirat!

– Ti, i dashur Gaz Demi, je njeriu që cilësohesh për karakterin dhe zemrën. Vetëm me një fjalë, një fjalë të bukur dhe të vyer “flori”. Kështu mbeç përherë, djali i mikut tim të shtrenjtë, Resulit.

– Kisha punë te FRP-ja, kur në mur shoh një tabelë “Dashnor Sula–Avokati”! Një Zot e di sa m’u bë qejfi. Deputet nuk je, po je jurist, je Dash Sula. Urime!

– Në Shëngjin shkoj kryesisht për të takuar kryetarin e komunës, mikun tim Salvador Kaça. Dhe… kryesisht, nuk e gjej… Shansi… Por, këtë radhë, njoha Ardianin dhe fëmijët e tij, aty te lokal: “Guerbetliu” vini re me “G”. Një njeri që kish punuar kaq vjet në ndërtim në Itali. Dhe tani kish investuar në këtë lokal të këndshëm, pa lënë mënjanë bujqësinë. Pale fëmijët, sa të edukuar! Urime, Ardian e shtove, një klient si unë, që vdes për peshk!

– Për një firmë ndërtimi, kemi Para–Perceptimin e betonit, tullave, vinçave, teknografeve… Po, për nder, te firma “Triss” kam takuar dy njerëz me një botë aq të madhe, jashtë sferës së ndërtimit, si Besnikun dhe sidomos Nuro Dhimën. Ai thotë “jam 74 vjeç”, por as 60 nuk duket. Me një kujtesë enciklopedike, me njohje të jashtëzakonshme, ky “çun Fierze”. Të uroj fort, jetë të gjatë, Niko Dhima.

– Më thanë se je bërë drejtor i një ndërmarrjeje shumë të rëndësishme në Durrës, o shoku im i fakultetit, Shyqyri Ballegjini. Gjithnjë në humor, me zemren behar! Nuk e di kur do takohemi, i dashur. Më ka marrë malli, pas kaq e kaq vitesh!

– Ma bëre zemrën mal, kur më telefonove, Zef Noka. Ti e di, që sa herë vij nga Shkodra, ndaloj tek ai lokali yt modest, ku kujtojmë fshatin Gojan të Pukës, në të cilim kam aq kujtime. Të përqafoj fort, Zef.

– Ali Luzi, aty te firma e punimit të drurit “3 B”, në Luz të Kavajës. Pak kemi ndenjur, i dashur Ali, por ditët janë përpara. Të uroj!

– Kjo goca e Gim Buxhelit dhe Zamires, edhe pas kaq vitesh, me atë dritë të bukur në sy. Dikur në televizion, tani te Restorant “Gjeli” aty te “Don Bosko”. Të uroj gjithë të mirat ty, që je edhe pak si çun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *