Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bora Zemani, nga AS në TV Klan: “Kishte ardhur momenti…”

E bukur, e qeshur, punëtore, e qetë… e cilësitë e mira nuk do mbaronin për një vajzë të shenjës së Bricjapit, si Bora Zemani. Ajo ka provuar shumë fusha; muzikën, modelingun, velinën, prezantimin dhe ky i fundit është edhe angazhimi i saj aktual. Bora tashmë ka kaluar në Televizionin Klan ku prezanton emisionin muzikor “Promozonë” për të cilin na flet më poshtë duke na treguar edhe se si muzika është një pjesë e pandashme e jetës së saj profesionale dhe personale. Për ta mësuar pse-në dhe më shumë, lexoni bisedën me Borën…

 

Mia.B: – Bora, edhe pse emri yt i bën sfidë diellit këto ditë të nxehta, ti vetë, si ke zgjedhur të freskohesh?

Advertisement

Bora Zemani: – Në fakt, nuk kam mundur të pushoj akoma sepse për mua mënyra më e mirë për të shijuar ditët e verës janë pushimet, qoftë në plazh, qoftë në mal, por larg vapës mbytëse të kryeqytetit. Deri tani, e vetmja mënyrë për t’u freskuar është kondicioneri (qesh), që nuk është fare i pëlqyeshëm.

– Neve na duket freskues edhe emisioni muzikor “Promozonë”, moderatore e të cilit tashmë je ti. Më krahaso ndjesitë që të jep ky emision me ato të emisionit të mëparshëm…

– E para që më pëlqen është muzika, duke qenë se fillimet e mia në art kanë qenë pikërisht me muzikën. Kjo më bën të ndihem shumë mirë ose “si në shtëpinë time” në Promozone.

– …gjithashtu ke ndërruar edhe televizion, me destinacion Televizionin Klan. Çfarë e solli këtë kalim tëndin?

Mendoj se kishte ardhur momenti për një ndryshim të tillë. Megjithatë, Televizioni AS për mua do të jetë gjithmonë i veçantë sepse aty hodha hapat e mi të parë në prezantim.

– Çfarë ke gjetur më mirë aty?

Patjetër që këto kalime bëhen për më mirë dhe për momentin jam shumë e kënaqur me “Promozone”. Sigurisht, pres më shumë, por nuk do të ndodhin të gjitha për tre muaj në Televizionin Klan. (Buzëqesh)

– Nga muzika në velinë, në vajzën e motit dhe në moderatore emisioni… Sa të vështira janë këto shndërrime?

Nuk është hera e parë që moderoj një emision, madje kam prekur formate të ndryshme si: Shovvbiz, Emision sportiv “Skaner Kampionat”, emision për fëmijë “Go Izzy” dhe të tjera pak më të vogla. Edhe ndryshimet i kam patur më të mëdha. Nga modelingu në muzikë, velinë, moderatore, aktore… Nuk mendoj se ka vështirësi, kur punët bëhen me dëshirë.

– Si e sheh të ardhmen tënde profesionale?

Mendoj se kam shndërrime të tjera për të bërë (buzëqesh), por sigurisht, pa harruar këto që kam deri tani. Ndoshta një ndërthurje e të gjithave do të ishte shumë bukur.

– Na the se fillimet i ke patur me muzikën, ndërkohë që dimë se partneri yt është një dj, Vin Veli. Kur ndodh të të lodhë muzika?

Asnjëherë! Siç thashë, vetë jam marrë me muzikë dhe e kam dashur gjithmonë atë. Tani është edhe Vini edhe “Promozone”… (Buzëqesh) Të lodhem nga muzika i bie të lodhem edhe nga gjërat më të bukura që kam në jetë.

– Nuk ka një ambient ose moment kur nuk preferon të dëgjosh muzikë?

Dëgjoj muzikë në çdo moment të ditës; në makinë, në lokal, në shtëpi, në punë. Ndoshta vetëm kur lexoj, nuk mund të dëgjoj muzikë. Këtu te ne nuk është e vështirë për njerëzit që e duan, por për ata që nuk e duan muzikën. S’di ku mund të rrinë në qetësi në Tiranë.

– Ke menduar ndonjëherë t’i rikthehesh këngës?

Unë kam studiuar për Kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe kam tri këngë të miat të kompozuara nga Bojken Lako. Kam konkurruar dy herë në Top Fest ku tek edicioni i 6 isha e nominuar për Best Nevv Artist. Dhe, që të dalim te pyetja… Po, do t’i kthehem një ditë. (Buzëqesh)

– Bëheni shpesh xhelozë për njëri-tjetrin, ti dhe Vini?

Mendoj se nuk ka dashuri pa xhelozi, por e rëndësishme është ta mbash nën kontroll pa kaluar limitet dhe pa kaluar në posesivitet. Ne i dimë limitet, kështu që nuk e kemi aq problematike xhelozinë.

– Kur ishte hera e fundit që jeni bërë xhelozë?

– Herën e fundit nuk e mbaj mend, por ndonjë gjë shumë e vogël do ketë qenë. (Buzëqesh)

– Po hera e fundit që të ka dhuruar lule?

Buqetë me lule për herë të fundit më ka dhuruar për përvjetorin tonë, në maj, por trëndafila marr shpesh sepse ai i ka në shtëpi dhe, para se të më takojë, këput ndonjë. (Qesh) Më duket se e kujton edhe mamaja e tij. (Buzëqesh)

– Cili është kritiku yt më i mirë?

Mamaja ime. Atë e besoj për çdo gjë që më thotë, kur jam mirë dhe kur jam keq. Më sheh kudo, por jo gjithmonë me syrin që jam vajza e saj dhe duhet të jem patjetër mirë. Ka shpesh edhe kritika.

– Sa e lumtur ndihesh?

Shumë. Nga njëshi deri te dhjeta po them nëntë, sepse kam frikë të them që jam shumë e lumtur. (Buzëqesh)

– Çfarë të mungon momentalisht?

Asgjë. Ato që mungojnë janë projektuar për të ardhmen, për më vonë.

Ti dukesh tip mjaft i qetë dhe paska e tërhequr. Do të më korrigjosh apo kam të drejtë?

Nuk e di… Në fakt, nuk më pëlqen të jem kot në qendër të vëmendjes. Më pëlqen të jem vetëm nëse kam vërtet diçka me vlerë për të treguar, ndërsa e qetë jam shumë, mjafton të mos më cënojë njeri te gjërat e mia. (Buzëqesh)

– Tani lind kurioziteti… Çfarë të acaron?

Mungesa e logjikës dhe gënjeshtra, qoftë edhe për gjëra të vogla.

– Çfarë do të të vinte vërtet në siklet?

Ndoshta zhgënjimi nga njerëz që nuk e pres!

– Arrin ta dallosh gjithnjë të vërtetën nga lajkat?

Besoj se po.

– Cila do të ishte një e papritur e bukur për ty në këtë moment?

Nuk do të më tingëllonte më e papritur, po ta thoja. (Buzëqesh)

– Mendimi i parë që të vjen sapo e sheh veten në ekran?

– “Ku e kam parë këtë vajzën?”. (Qesh) Bëj shaka. Në përgjithësi, vërejtje kam, nuk kënaqem kollaj.

– Nëse do të identifikoheshe me një aromë, cila do të ishte ajo?

Kam shumë vite që përdor Lacoste. Me ndonjë ndërhyrje të ndonjë parfumi tjetër për pak kohë, por prapë kthehem te Lacoste.

– Në ç’rast do ta shihje të nevojshme të gënjeje?

Gënjej vetëm kur jam me vonesë. (Qesh)

– Në ç’gjendje shpirtërore je tani që po flasim?

Ta bëjmë si status në Facebook: Bora Zemani is feeling great. (Bora Zemani po ndihet shkëlqyeshëm) (Qesh)

– Sendi më i çmuar që zotëron?

Është një mbajtëse ëmbëlsirash antike, shumë e vjetër, e gjitha argjend, të cilën ma ka dhuruar mamaja e Vinit. Edhe ajo e kishte trashëguar.

– Nëse mbyll sytë tani, çfarë sheh?

Mundohem ta shoh veten mbas shumë vitesh: Me ëndrrat e mia profesionale të realizuara, por edhe me familjen time dhe fëmijët e mi.

– Çfarë e bën një njeri të mirë dhe çfarë e bën atë të keq?

Të mirë e bën sinqeriteti, shpirti human, dashuria… Të keq, mungesa e këtyre.

– A e konsideron veten të suksesshme në misionin që i ke vënë vetes?

Për momentin, po, por sigurisht, jo për t’u kënaqur me kaq. Kam ende shumë rrugë për të bërë që të meritoj plotësisht të quhem e sukseshme.

– Çfarë mendon për martesën?

E dua shumë martesën sepse jam rritur nga dy prindër që kanë patur martesë të shëndoshë dhe sigurisht, unë dhe vëllai jemi rritur plot dashuri. Dua të kem edhe unë një martesë si prindërit e mi.

Jemi në atmosferë Botërori… Për cilën skuadër bën tifo dhe pse?

Për Gjermaninë! Ndoshta për t’i dalë pak kundër familjes që janë të gjithë tifozë me Italinë. (Qesh)

Ke vënë ndonjë bast deri tani?

I fundit ishte live tek “OleShovv” në Supersport ku vura 3 me 1 për Gjermaninë kundër Portugalisë. Golat i gjeta, meqë ajo ndeshje doli 4 me 0. (Qesh)

 

 

Mosha: 22 vjeçe

Shenja e horoskopit: Bricjapi

Gatimi i preferuar: Kam shumë

Kafsha e preferuar: Mace, qen

Vendlindja: Tiranë

Dëshiron të jetosh në… Milano

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urimet

Next Post

Prof. Dr. Lisen Bashkurti: Çfarë përfitojnë shqiptarët nga kandidimi në BE?

Advertisement