Klasifikimi i javës
1. Luani
2. Gaforrja
3. Peshqit
4. Binjakët
5. Virgjëresha
6. Akrepi
7. Shigjetari
9. Demi
10. Peshorja
11. Ujori
12. Bricjapi

DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Java e dytë e korrikut fillon mbarë, me Hënën pozitive në shenjën e Luanit, e cila do t’u japë një shtysë dashurive të reja e të vjetra dhe do t’ju mbushë me entuziazëm. Nga e mërkura deri të premten, qëndrimi juaj do të jetë më i kujdesshëm dhe i kontrolluar, megjithëse Mërkuri dhe Afërdita do të vazhdojnë t’ju ndihmojnë në jetën shoqërore. Të shtunën dhe të dielën, pajisuni me durim dhe këmbëngulje sepse do t’ia arrini qëllimit që i keni vënë vetes.

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Të hënën dhe të martën, kujtohuni se jeni nga shenjat më të përmbajtura të zodiakut. Ruajeni qetësinë edhe nëse një fëmijë ose i afërm bën gjithçka për t’ju provokuar. Për fat, të mërkurën dhe të enjten gjërat do të shkojnë në vendin e vet dhe do të ndjeheni më të qetë, për t’u marrë me një punë krijuese. Të premten dhe të shtunën, do t’ia kushtoni një pjesë të kohës shoqërisë, ndërsa të dielën, do të keni dëshirë të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër.

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Zjarri i Hënës në shenjën e Luanit të hënën dhe të martën do t’ju dhurojë guximin e nevojshëm për të zhvilluar aktivitete të reja dhe për të bërë njohje interesante. Mërkuri dhe Afërdita do t’ju dhurojnë sharmin, pra, nuk keni justifikime… Nga e mërkura deri të premten, me Hënën në shenjën e Virgjëreshës, atmosfera do të jetë paksa e rënduar dhe ju mund të bëheni me humor të lëvizshëm dhe ironik. Hëna në Peshore do t’ju dhurojë një fundjavë të përkryer.

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Hëna në shenjën e Luanit të hënën dhe të martën, do t’ju ndihmojë të shkëlqeni në fushën tuaj të preferuar, në atë të familjes. Në fazën qendrore të javës, lidhjet, qofshin ato sentimentale apo shoqërore, do t’ju japin sigurinë dhe motivimin që ju nevojitet në jetë. Gjatë fundjavës, mund të përjetoni ndonjë tension, por mos u trishtoni; është një periudhë kalimtare dhe do të mbarojë shpejt.

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Kjo javë do të fillojë në mënyrë të shkëlqyer, me Hënën në shenjën tuaj. E hëna dhe e marta nuk do të jenë vetëm interesante, por edhe do t’ju karikojnë me energjinë e duhur për gjithë javën. Në fazën qendrore të javës, vëmendja juaj do të përqendrohet te punët që keni në dorë. Fundjava do të jetë e shkëlqyer edhe për marrëdhëniet shoqërore, por edhe për dashurinë dhe pasionin.

VIRGJËRESHA 23 GUSHT-22 SHTATOR
Javën do ta filloni të përqendruar në botën tuaj të brendshme; do të reflektoni, ndërsa pasioni dhe dëshirat do t’ju mbushin me energji. Nga e mërkura deri të premten do të merreni me organizim pune, me punët burokratike dhe me financat, megjithëse Mërkuri dhe Afërdita nuk do t’ju ndihmojnë të punoni me ritmin e duhur. Në fundjavë, do të merreni më shumë me veten tuaj dhe familjen.

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Javën do ta filloni me vëmendjen e përqendruar te miqësitë dhe te jeta sentimentale. Nga e mërkura deri të enjten, do t’ju ndihmojnë edhe Mërkuri, Afërdita dhe Marsi për të kryer me sukses një punë që keni në dorë. Të premten, evitoni marrjen e vendimeve të nxituara, për të cilat mund të pendoheni më vonë. Fundjava do të jetë e mirë që të bëni zgjedhjet tuaja dhe për t’u ndjerë protagonistë të jetës dhe lidhjeve tuaja, qoftë dashurore, qoftë shoqërore.

AKREPI, 24 TETORI-21 NËNTOR
Gjatë dy ditëve të para të javës do të ndjeheni paska të lodhur dhe me dëshirën për të pushuar. Kështu, nuk do ta keni shumë mendjen në punë, por te pushimet e ardhshme, që po i prisni me padurim. Gjatë ditëve të vazhdim do t’ju duhet të përvishni mirë mëngët, për të mbaruar punët që keni në dorë. Gjatë fundjavës, mund të mbylleni në vetvete dhe të reflektoni për jetën e të papriturat e saj, ndërkohë që shoqëria do t’ju nxjerrë nga kjo gjendje letargjie.

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Fillimi i javës do të jetë i nxehtë, dinamik dhe i mbushur me impenjime e risi. Do të bëni projekte të reja dhe ndonjërin prej tyre, mund edhe ta vini në jetë. Në vazhdim, mund të keni ndonjë tension apo grindje në familje. Vëruani veshin kërkesave të thëna dhe të pathëna të tjetrit. Në fundjavë, mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër, ose do të keni dëshirë të shkoni në plazh.

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Do të keni nevojë për shumë përqendrim dhe motivim për të çuar përpara punët dhe projektet që keni në dorë. Së shpejti, nuk do të keni më kundër edhe Marsin e Jupiterin që ju fusin shkopinj nën rrota. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë tri ditët më të mira të javës, në të cilat do të përqendroheni te prioritetet tuaja, pa pasur ndonjë problem në veçanti. Në fundjavë, do të keni nevojë për çlodhje dhe relaksim.

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Në fillim të javës, do të keni dëshirë të rrëzoni ndonjë mur për të bërë përpara. Dashuria dhe puna do të ecin përpara paralelisht, me shpejtësi të madhe. Nga e mërkura deri të enjten, vëmendjen do ta përqendroni te lidhjet sentimentale dhe shoqërore. Të shtunën dhe të dielën, do të doni të lëvizni. Udhëtimet dhe emocionet do t’ju bëjnë të ndjeheni më të gjallë se kurrë.

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Jeni gati të kënaqni kërkesat e Hënës të hënën dhe të martën, domethënë, të impenjoheni që ta bëni çdo ditë pak speciale dhe ta shihni jetën e përditshme me tjetër sy? Edhe gjatë dy ditëve në vazhdim, do të mundoheni t’i përjetoni pa u shqetësuar për orare, detyrime dhe skadenca. Të shtunën dhe të dielën, do të jeni të mbyllur në vetvete, enigmatikë, si edhe do t’i dedikoheni pasionit dhe erosit. Joshja nuk do t’ju mungojë.

Me cilën shenjë mund të jeni miq?
Virgjëresha

Virgjëresha-Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit dhe Virgjëreshës mund të gëzohen sepse pikat e përbashkëta që kanë, më shumë i bashkojnë sesa i ndajnë. Karakteri i hapur dhe demonstrativ i Dashit shkon mirë me natyrën intelektuale dhe shpirtërore të Virgjëreshës. Astrologjia është shumë e qartë në këtë pikë: Dashi dhe Virgjëresha mund të zhvillojnë së bashku aktivitete intelektuale si kuici apo loja me letra. Megjithatë, Virgjëresha, nganjëherë acaruese, nuk duhet ta nervozojë Dashin, sepse mund të lindin tensione.

Virgjëresha-Demi
Takimi mes Virgjëreshës dhe Demit mund të formojë një miqësi besnike. Yjet janë të qartë në këtë drejtim: Ana e duruar dhe e afruar e Demit do të lejojë të krijohen lidhje me Virgjëreshën, që është e ndershme dhe perceptuese e mirë e gjërave. Këto dy shenja mund të zbulojnë pasione të reja të përbashkëta, si shëtitjet në mal apo pyll dhe marrja me rregullime në shtëpi. Megjithatë, Demi duhet të bëjë kujdes me karakterin e tij kokëfortë dhe duhet të pajiset me durim përballë anës nganjëherë bezdisëse të natyrës së Virgjëreshës.

Virgjëresha-Binjakët
Binjakët, me natyrë joshëse dhe të shoqërueshme, do të ndjehen mirë përkrah të lindurve në shenjën e Virgjëreshës, që janë punëtorë, të organizuar dhe racionalë. Yjet parashikojnë një miqësi të ekuilibruar mes këtyre dy shenjave që plotësojnë njëra-tjetrën. Binjakët dhe Virgjëresha do të kënaqen duke bërë projekte dhe duke shkuar në kafene e restorant së bashku. Megjithatë, kujdes, pasi karakteri gjithë ankth i Virgjëreshës mund të destablizohet përballë karakterit në ndryshim dhe me hënëz, i Binjakëve.

Virgjëresha-Gaforrja
Gaforrja, me natyrë sentimentale dhe të brishtë, do të gjejë rehatinë në një miqësi me Virgjëreshën, që është më serioze dhe e arsyeshme. Yjet parashikojnë për këtë dyshe momente të bukura para një filmi në kinema, ose gjatë një pushimi të shkurtër në një vend të pazakontë. Megjithatë, Virgjëresha duhet të mbajë nën kontroll anën e saj acaruese para karakterit dembel dhe shtëpiak që karakterizon shpesh Gaforren, sepse mund të shpërthejnë zënka që dëmtojnë lidhjen.

Virgjëresha-Luani
Një miqësi mes Luanit dhe Virgjëreshës nuk është e lehtë. Yjet i paralajmërojnë Virgjëreshat se mund të acarohen nga personaliteti dominues dhe egocentrik i Luanit. Nëse Virgjëresha del jashtë natyrës së saj pak të ngurtë, të dy miqtë mund të takohen në një kafene për diskutime të gjalla, të shoqëruara me humor. Virgjëresha dhe Luani do të gjejnë gjithashtu një terren mirëkuptimi në ndeshjet sportive; në përgjithësi, në sportet kolektive.

Virgjëresha–Virgjëresha
Përballja mes dy shenjave të njëjta astrologjike ka si pasojë ose ndarjen, ose lidhjen shumë të ngushtë mes tyre. Në fakt, dy persona Virgjëreshë-Virgjëreshë me temperamente identike, mund të përfundojnë në një miqësi jetëgjatë, ose në një moskuptim të menjëhershëm. Virgjëresha karakterizohet nga logjika dhe sensi i mirë, por mund të destabilizohet përballë një personi të së njëjtës shenjë, sepse Virgjëreshat mund të jenë edhe përllogaritës e meskinë. Ata i përkasin një shenje shansi, prandaj mund të festojnë të dy fitimet e vogla që mund të marrin nga lojërat e fatit.

Virgjëresha-Peshorja
Megjithëse marrëdhëniet dashurore mes Virgjëreshës dhe Peshores janë nganjëherë të rrezikshme, yjet parashikojnë se lidhjet miqësore mund të jenë të suksesshme dhe dy personat, të plotësojnë njëri-tjetrin. Virgjëresha ka tendencë të kanalizojë dhe fusë në kornizë vrullin dhe energjinë e Peshores. Këto dy shenja mund të zhvillojnë së bashku edhe aktivitete artistike, kulturore apo sportive, me gjithmonë të njëjtin entuziazëm dhe pa u mërzitur. Megjithatë, mund të ketë edhe një ndryshim ritmi mes Peshores dhe Virgjëreshës, sepse i pari e merr me vrull, ndërkohë që i dyti, preferon ta marrë shtruar.

Virgjëresha-Akrepi
Është e vështirë të konceptohet një miqësi mes Virgjëreshës dhe Akrepit, sepse e vetmja pikë e përbashkët që kanë është një lloj pavarësie që i largon, në vend që t’i afrojë. Virgjëresha kërkon qetësinë, masën dhe u përshtatet situatave, ndryshimeve që i dalin përpara, ndërkohë që Akrepi ndjehet mirë me rutinën e tij. Akrepit nuk i pëlqejnë shumë ndryshimet dhe përmbysjet e zakoneve. Janë të shumta pikat që i ndajnë këto dy shenja zodiaku dhe i pengojnë të lidhin miqësi, por edhe nëse lidhin, keqkuptimet janë të pashmangshme.

Virgjëresha-Shigjetari
Një miqësi mes Virgjëreshës dhe Shigjetarit është e mundur, por rrezikon të mos jetë shumë e qëndrueshme. Këto dy shenja horoskopi kanë tipare karakteri të përbashkëta, si kureshtia dhe dëshira për zbulime, por edhe krejt të kundërta, bile të papajtueshme. Virgjëresha është e organizuar dhe perfeksioniste, ndërkohë që Shigjetari është i zjarrtë dhe shpesh, i pamatur. Për shembull, nuk këshillohet që këto dy shenja astrologjike të banojnë së bashku. Me një fjalë, më mirë preferoni daljen për kafe, shëtitje, etj., sesa miqësinë e qëndrueshme.

Virgjëresha-Bricjapi
Një Bricjap nuk ka shumë miq, por midis tyre do të gjendet deomos një Virgjëreshë. Yjet thotë se në fillim, një miqësi mes Bricjapit dhe Virgjëreshës duket e vështirë, por pasi janë bërë miq, ata janë të pandarë. Kështu, të dy miqtë mund të qëndrojnë vite pa u parë, por miqësia e tyre nuk do të pësojë asnjë lëkundje. Në një festë mes miqsh, Bricjapi do ta mbrojë mikun e tij Virgjëreshë, nëse gjuhët e këqija do ta shajnë pas shpine.

Virgjëresha-Ujori
Afërsitë mes një Virgjëreshe dhe Ujori nuk janë gjithmonë të dukshme. Në fakt, këtyre dy shenjave u duhet pak kohë për t’i besuar njëri-tjetrit. Megjithatë, në një mbrëmje të organizuar nga të njohurit e përbashkët, një shëtitje apo vajtje në kinema, ata do të jenë gjithmonë dakord. Nuk do të ketë zënka para sporteleve të kinemasë për të zgjedhur një film, as para ekranit të televizorit, për të zgjedhur një program. Virgjëresha dhe Ujori do të merren vesh mirë me njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa nuk do të kenë nevojë për të folur, që të kuptohen.

Virgjëresha-Peshqit
Që të dyja shenjat kanë një karakter të ndrojtur e të rezervuar dhe mund të jenë miq të shkëlqyer. Ata nuk i pëlqejnë gjërat e paparashikuara, por i planifikojnë mbrëmjet e tyre deri në detajet më të vogla, për të mos u lënë asnjë vend të papriturave. Peshqit dhe Virgjëresha e kalojnë kohën duke folur për politikën, kulturën apo modën, me diskutime pa mbarim. Megjithëse Virgjëreshës logjike nuk i pëlqen mungesa e reflektimit të Peshqve, këta miq janë mjaft të qetë dhe të mirëkuptueshëm, për të pranuar veçantitë e gjithësecilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *