Përbërësit për 6 persona: 

Fasule të bardha për purenë, 1 kilogram e 400 gramë;

Makarona, 50 gramë;

Domate, 100 gramë;

Ajkë qumështi, 100 gramë;

Vezë, 2 kokrra;

Vaj ose gjalpë, 50 gramë;

Djathë, 50 gramë;

Kripë, sipas dëshirës.

 

Gatimi:

Ziejmë makaronat dhe i kullojmë në kullesë. Grijmë qepën dhe e skuqim në yndyrë. Pas pak hedhim domaten dhe i lëmë të mpiksen në zjarr të ngadalë. Ziejmë fasulet dhe i bëjmë pure. Shtojmë edhe pak yndyrë, ajkën e qumështit, qepën dhe domaten, makaronat. U japim një valë të gjithave së bashku. Serviret supa e mxehtë, pasi i hidhet djathë i grirë, të cilin italianët, zakonisht e mbajnë në pjatë më vete dhe e hedhin sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *