Përbërësit për çdo 500 gramë mëlçi:
– 100 gramë dhjamë berri ose sallo derri
– 100 gram gjalpë
– 1 kokër qepë e thatë
– 1 karotë mesatare
– 1 tufë majdanoz
– 1 gjethe dafinë
– Kripë e piper, sipas dëshirës.

Përgatitja:
Mëlçinë e lajmë, e pastrojmë nga zhabat, cipa e trashë, damarët dhe e presim në copa të vogla. Pastrojmë karotat, majdanozin, qepën dhe i grijmë hollë. I hedhim të gjitha bashkë në një tenxhere dhe i skuqim me dhjamë në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të mbeten vazhdimisht të buta. Kur e shohim se kanë zier, janë tretur, atëhere i shkojmë në makinën e mishit ose në kombinat, për të krijuar një brumë të hollë, që mund të kullohet edhe në sitë. Pas kësaj, e hedhim në një tenxhere tjetër. I hedhim kripë dhe e përziejmë, duke shtuar herë pas here gjalpin. E lëmë në zjarr derisa të trashet sa të mund të qëndrojë mbi bukë, pastaj e hedhim në një enë qelqi apo porcelani dhe e lëmë të ftohet. Pashtetin mund ta përdorim për të bërë kanape me bukë të thekur, por mund ta servirim edhe si meze, së bashku me garnitura të tjera, si: Sallata jeshile, sallata me patate, vezë të ziera, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *