Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

GBMC: Nuk merrem me WhatsApp! Dashurinë e dua pranë…

GBMC, këtë herë, bashkë me Greta Koçin erdhi me “WhatsApp”, këngë që po dëgjohet në çdo moment, në çdo ambient. Ritme rege që i këndojnë dashurive moderne të cilat janë të lidhura ngushtë me teknologjinë dhe gjithçka që deri dje thuhej me fjalë, sot thuhet më lehtë nëpërmjet WhatsApp-it. Vetë GBMC në këtë intervistë shuan çdo kureshtje tuajën rreth këngës, por jo vetëm…

 

Mia B. – Genti, bashkëpunimi me Greta Koçin të solli ndryshe në…

Advertisement

GBMC: –…në rolin e artistit emigrant! U mundova të portretizoja pikërisht atë emocion që e kam përjetuar edhe vetë në lidhjet në distancë.

– Kënga është e tipit reagge dhe përcjell një histori dashurie të kohëve moderne. Cila do të të plotësonte më shumë ty, një histori e tillë dashurie, apo nga ato të mëparshmet?

– Sot ka lloj-lloj marrëdhëniesh e lidhjesh dashurore, por unë jam pak me të vjetrën, siç thotë populli; “larg synit, larg mendjes”. Unë dua që dashurinë time ta kem gjithmonë pranë. (Buzëqesh)

– Ishte edhe e jotja një histori dashurie moderne?

Nga modernia kam marrë vetëm 20%, vetëm momentet që duhej medoemos të largoheshim nga njëri-tjetri dhe, pse jo, të përdornim “WhatsApp” e t’i thonim njëri-tjetrit “Whats up”? (Buzëqesh)

– Beson se falë përparimit i teknologjisë me aplikime të tilla online, sot nuk përbën aq problem largësia për një çift?

– Po, besoj!Megjithëse e kam provuar dhe modernen kohët e fundit, nga pak. (Qesh)

Cila është për ty historia më e bukur e dashurisë e të gjitha kohërave?

– Historia e “Bonnie and Clyde”, që në kohët e sotme na shkon për shtat ne shqiptarëve.

– Me çfarë do t’i krahasoje emocionet që ndjen, kur publiku kërkon që të përsëriten këngët e tua?

Të them të drejtën, janë të pakrahasueshme, por nëse do të tentoja, do thoja se janë këto emocione që të motivojnë më shumë për vazhdimin e karrierrës artistike.

Si do ta përshkruaje atmosferën e vendit ku ndodhesh tani?

– Ka qenë bukur këto ditë; temperatura të larta e diell dhe, ku ka diell, në Londër ka jetë. Tani jemi në Hyde Park dhe ka plot njerëz që marrin rreze dielli. (Buzëqesh)

Ndodhesh ende në Angli, ku ke dhe studion tjetër muzikore. Atje punon me materiale muzikore për këngëtarë shqiptarë apo të huaj?

– Në përgjithësi, ambientet e studios u jepen me qira ditore producentëve, muzikantëve e bandave të ndryshme të muzikës dhe unë jam aty nëse më kërkohet ndonjë shërbim në produksion ose në ekspertizë. Ne punojmë me të huaj e shqiptarë, varet kush e kërkon punën tonë.

– Janë të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur Anglinë për një jetë më të mirë. Ti, për çfarë e ke zgjedhur, apo të ka zgjedhur Anglia ty?

– Po, është e vërtetë që ka shumë shqiptarë, por Anglia mbetet një nga vendet me mundësi ndryshimi më të madhe në botë. Besoj se kjo influencë ndikon edhe në artin tim, kështu që unë e kam zgjedhur Anglinë.

Nis edhe dita jote me një çaj, ashtu si ajo e anglezëve?

(Qesh) Po, kështu fillon; çaj me qumësht sepse sipas vendit, bëhet kuvendi.

A beson në shprehjen: “Mirëmëngjesi interesi”? Hera e fundit që je përballur me të?

– Interesi është i pranishëm kudo, ndaj normalisht, besoj tek ajo shprehje, por në Shqipëri është shumë më e theksuar dhe e prekshme.

– Para se të dalësh nga shtëpia e të nisesh për diku, çfarë sigurohesh që të mos harrosh?

– Syzet e diellit. Shumë njerëz mendojnë se unë i mbaj ato vetëm për të qenë “in” apo për snobizëm, ndërkohë që e verteta është se më qetësojnë e më fusin në botën time të interpretimit.

Ke harruar ndonjëherë emrin e dikujt që ke takuar?

– Falënderoj Zotin që kam memorie shumë të mirë dhe nuk para harroj, por nëse më ndodh, nuk do ta jepja veten, por do ta pyesja për emrin, duke buzëqeshur. (Qesh)

Ndodh të jesh gjithmonë i kënaqur nga vetja?

Mendoj se hyj te njerëzit ambiciozë. Jo shumë nga ne jemi të kënaqur gjithmonë nga vetja. Moskënaqësia të shtyn drejt një suksesi më të madh.

Nëse një projekt nuk shkon ashtu siç do ti, e rinis edhe njëherë nga fillimi apo e lë fare?

– Unë, po i hyra diçkaje, e realizoj, por asnjëherë nuk lejoj egon të më drejtojë. Analizimi qetësisht i situatës është çelësi i arritjes në çdo fushë.

Në ç’masë dominon te ti siguria në vetvete?

100%, pavarësisht se marr edhe opinione.

Nëse të kërkoj të më thuash një kuriozitet, ajo që do të më thoje, do të ishte…

– A e di ti se pas 20 vjetësh do mërzitesh më shumë për gjërat që nuk bëre, sesa për ato që ke bërë? Të gjithë ekzistojmë, por duhet guxim të jetosh vërtet.

Në këtë botë, që është vazhdimisht në ndryshim, çfarë mbetet e pandryshueshme për ty?

– Rregullat bazë të një njeriu të drejtë e pa hile në çdo aspekt. Kush më njeh vërtet, e kupton për çfarë flas.

Viza më interesante në pasaportën tënde?

– Nuk marr shumë viza, por në qoftë se do të flasim për vula në pasaportë, është ajo e Çekisë. Praga është vend shumë i bukur, janë njerëz me shumë kulturë dhe birrën e kanë më të mirën në botë, por jo vetëm atë. (Qesh)

Çfarë është ajo që kërkon te një mik, mikeshë, partnere?

– Kërkoj atë që i ofroj unë; mbështetje, besim e pastërti shpirtërore.

Gjëja më e çmuar që ke…

– Djali im, Keanu… Në shtator do të jetë parashkollor e mezi pres ta çoj atje dorë për dore e të ndjej atë emocion, në këtë kapitull tjetër të jetës sime. Falënderoj Zotin çdo ditë për mirëqenien e tij.

Si e sheh veten profesionalisht, në këtë pikë?

– Mendoj se kam shumë punë për të bërë. Profesionalisht, do të doja të më gjykonin të tjerë, por gjithmonë ata që e njohin këtë profesion.

Nëse nuk do të ishe duke bërë këtë rrugë, tani do të kishim një Genti…

– Do kishim të njëjtin Gent nga karakteri e ndoshta edhe më të arrirrë, në ndonjë profesion tjetër.

Çfarë të bën të zgjohesh me dëshirë në mëngjes?

Zgjohem me dëshirë për familjen time, për një të ardhme më të suksesshme që dua ta bëj realitet.

Zakonisht, realizohet ajo që thua apo përkundrazi, ajo që e mban për vete?

– Jo gjithçka ndahet dhe, po u realizua ajo që thua, do të thotë se dikush të ka vjedhur idenë. Nejse, kjo nuk ndodh në Shqipëri. Sarkazmë…

Çfarë i thua vetes kur je vetëm?

– Kam kënduar, por s’kam folur kurrë me veten. (Qesh)

Fjala që ke në majë të gjuhës?

Emm! S’di të kem ndonjë. Ndoshta kur të lexoj intervistën, do ta kuptoj cilën fjalë them më shpesh. Ah, po: “Sa e mejr qeke mej”. (Qesh)

– Si e shpreh nervozizmin?

– Verbalisht, duke u siguruar te miqtë e duke bërë humor në dialekt.

Cilët janë personat që të njohin më mirë?

– Familjarët dhe miqtë, besoj.

Ka diçka që e ke mbajtur gjatë për vete dhe do të doje ta ndaje me ne?

– Nuk është edhe aq e fshehtë (buzëqesh), por doja të inkurajoja gjithë të rinjtë e të rejat që duan të merren me art; të vazhdojnë e të mos dëgjojnë askënd që mundohet t’i demoralizojë. Arritja është gjithmonë brenda vetes tënde, jo për botën. E pra, edhe GBMC e mbylli me kaq. (Buzëqesh) Ju falënderoj juve dhe gazetën tuaj e në veçanti, lexuesit tuaj, që shpresoj të kenë një ditë të këndshme, kudo qofshin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pashtet me mëlçi viçi

Next Post

Alida: Pas Ingritit, së shpejti, bashkëpunim me Nana!

Advertisement