Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Seksi, ka ndryshuar...
Fitore, apo disfatë pas disfate… Nga Agron BERDAJ  
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Fitore, apo disfatë pas disfate… Nga Agron BERDAJ  

Ajo që u dëgjua më shumë në këtë fushatë zgjedhjesh ishte fjala, fitore. Të gjitha subjektet konkuruese shprehnin sigurinë e padiskutueshme se ata do të ishin forca e parë politike, fitimtarët. E pohonin këtë dinosaurët e politikës shqiptare, por edhe xhuxhmaxhuxhët politikë të ngjitur pas të mëdhenjve si hijena, edhe të pavarurit, kur për ndonjë prej tyre, nuk votuan as të afërmit e familjeve të tyre dhe jo më elektorati i gjerë. Të gjithë optimistë për fitore. Por çudia është se fjala fitore po përmendet akoma më tepër tani, kur sovran foli dhe e përcaktoi fituesin ashtu si edhe humbësin. Madje më shumë për fitore tashmë po flasin humbësit. “Ne fituam”, thotë kryetari i pozitës. Ne nuk kemi humbur e përforcon mendimin shefi i kalkulimeve dhe përllogaritjes së shifrave zgjedhore në kampin demokrat, madje ai shton se Partia Demokratike në këto zgjedhje është e para, kur statistikat thonë se në krahasim me zgjedhjet e 2013-tës, kësaj force politike i kanë firuar mbi 210 mijë votues. Për fitore flet edhe zëdhënësja e këtij subjekti politik, pasi nuk humbëm, shton ajo, me 100 mijë vota, siç thoshte kundërshtari ynë politik, por humbëm me 40 mije vota. Dhe për të, kjo qenka fitore. Por, çmenduria e tyre shkon edhe më tej, kur babai i kaosit shqiptar, Berisha, pa thënë asnjë fjalë për humbjen tragjike në këto zgjedhje, pohoi se fituesi moral i zgjedhjeve për Tiranën ishte Dr. Kosova. Pra, të mundurit flasin për fitore. Nuk është ndonjë gjë e keqe që brenda disfatës të kërkosh edhe ndonjë element apo tendencë pozitive ku do të shërbejë si bazë për ringritje, për rilindjen, ku do të mbështeten projektet e së ardhmes, riorganizimi, alternativat e reja, prioritetet e zhvillimit. Por që të bëhet mirë kjo, para së gjithash kërkohet të pranosh humbjen, të analizosh shkaqet që shpunë në këtë disfatë të përsëritur, të njohësh publikisht gabimet e drejtimit dhe të ekipeve, ti kërkosh falje publike popullit dhe elektoratit të zhgënjyer. Dhe nuk është hera e parë që ky subjekt politik xhonglon me të vërtetën, ku të bardhën përpiqet ta quajë të zezë, disfatën ta vlerësojë si fitore, dhunën ta shesi si urtësi, korrupsionin si mekanizëm zhvillimi, tradhtinë kombëtare si element të patriotizmit dhe atdhedashurisë, autokracinë dhe shtetin diktatorial të ndërtuar prej tyre si mjet të domosdoshëm të forcimit të demokracisë, dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si rrugë të vetme për forcimin e shtetit ligjor, etj. Njëanshmëria dhe hiperbolizimi i dukurive dhe faktorëve anësorë dhe të parëndësishëm është një taktikë tepër djallëzore dhe hipokrite për të mbuluar të vërtetën, disfatën, krimet dhe korrupsionin të kryer nga drejtuesit e këtij subjekti politik.

 

Ata, në gjendje të tilla disfate nuk analizojnë ndodhinë, fenomenin sot, por më një lloj akrobacie flasin për të ardhmen, për projektet e reja, alternativat konkurruese dhe reformat e së ardhmes. Me ndjesinë për t’u shfaqur si humanë, të urtë, të prekshëm, që nuk duan të bëjnë koka turku apo gjueti shtrigash me lidershipin që e ka shpurë këtë subjekt politik nga disfata në disfatë, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse në bashkësi, në unison të plotë mbrojnë humbjen, shndërrojnë këtë parti në një bisht në shërbim të elitave dhe njerëzve të korruptuar, të trafiqeve, të dinastive feudale, në mbrojtje të krimit shtetëror. Humbjet e njëpasnjëshme të PD-së, që me sa duket do të vazhdojnë gjatë, nuk lidhen vetëm me gabime teknike, organizative, me dobësinë e kryetarit si drejtues i kësaj partie në zgjedhjen e kandidaturave, në mënyrën e zhvillimit të fushatës, etj. Gabime të tilla bëri edhe kundërshtari i tyre politik, por ai fitoi thellë. Shkaqet e vërteta të humbjeve kjo forcë politike duhet ti kërkojë te kriminalizimi i elitës së saj drejtuese që ende nuk i kanë pastruar llogaritë me drejtësinë, të prirjet e tyre anti shtet si mënyra më e mirë për sundim, te agresiviteti dhe përqendrimi në duart e një elite të privilegjuar të të gjitha pushteteve duke e shpënë vendin disa herë në pragun e luftës civile, te shkelja e sovranitetit të vendit dhe bërja e pazareve të turpshme me integritetin kombëtar duke e kthyer territorin shqiptar si plaçkë tregu që edhe mund ta shisje për 30 aspra, një euro, apo edhe mund t’ua falje të tjerëve. Shkaqet e humbjes kjo forcë politike nuk i kërkon te vetvetja, por te kundërshtari i saj politik, i cili me fitoren në këto zgjedhje provoi se populli e mbështet në reformat e nisura për të ndërtuar shtetin. Në këtë rast elektorati, zhvleftësoi edhe kërkesën e opozitës për referendum dhe ca më shumë tregoi se sa pa vlerë dhe antidemokratike ishin premtimet e bëra prej tyre në fushatën e zgjedhjeve, si ato për faljen e faturave të dritave, se do të dëmshpërbleheshin ata që kishin grabitur pjesë nga territori shtetëror dhe kishin ndërtuar pa leje, se uji, sa të vinin ata në pushtet do të jepej falas. Pra, dje kur ishin në pushtët kjo forcë politike e shkatërroi shtetin në çdo qelizë të tij, dhe sot në opozitë po kjo forcë politike do ta rimarri përsëri pushtetin me metoda anti shtet, me mënyra të neveritshme, populiste. Në këto zgjedhje populli provoi se e do shtetin si garanci të jetës së lirë, të demokracisë dhe sigurisë kombëtare, se pa të ai do të ndodhet i ekspozuar përpara krimit, pasigurisë dhe frikës, ashtu siç u ndodh në ngjarjet tragjike të ’97-tës, ato të 98-tës, të 2004-trës, etj., ku populli i pagoi me shumë gjak. Në kushtet e humbjes në zgjedhje, nga mafia e politikës shqiptare me siguri do të inskenohen ngjarje qoftë edhe tragjike për të tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar edhe atij ndërkombëtar. Zërat thonë se një e tillë është edhe ngjarja kriminale dhe e paprecedentë e Lazaratit, ku kriminelët goditën shtetin dhe demokracinë, ku u derdh gjak shqiptari. Suksesin e këtyre zgjedhjeve kishte kohë që forca të errëta politike në vend donin ta errësonin duke improvizuar situatë fiktive parregullsish, denoncimesh dhe referencash ndaj faktorit ndërkombëtar, thirrjesh për bojkotin e zgjedhjeve dhe mos certifikimin e tyre, por se do të mbërrihej deri në ushtrimin e dhunës me armë do të thotë se çmenduria dhe urrejtja njerëzore e autorëve të ngjarjes është e papërshkrueshme. Thëntë Zoti, që kjo ngjarje të mos jetë inskenuar dhe vënë në veprim nga segmente të errëta të politikës shqiptare. Ishim mësuar se sa herë Berisha, përmes strukturave të verbra të komanduara prej tij, vidhte votat, ai për të tërhequr vëmendjen e publikut shkonte për pushime në Borsh dhe atje niste garat e notit duke na dhënë nga një rekord të ri, natyrisht jo në not, por në kohë qëndrimi në ujë.

Advertisement

 

Pra, Berisha thyente rekorde në qëndrimin në ujin e kripur dhe të nxehtë të Borshit, kurse vjedhësit e votave në Tiranë, thyenin rekordin në grabitjen e kutive të votimit dhe përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në favor të notarit rekordmen. Por një tërheqje vëmendje nga zgjedhjet si në rastin e ngjarjes së Lazaratit është një krim i paprecedent që kërkon ndëshkim të kriminelëve dhe të atyre që i kanë frymëzuar ata. Drejtësia duhet të flasi dhe duhet të flasi shqip. Nuk është slogan politik, por e vërteta është se në këto zgjedhje fituan të gjithë, fitoi Shqipëria, alternativa europiane, rilindja e vendit, shpresa për një të ardhme më të mirë. Fitoi edhe opozita pasi ka shansin për reforma dhe ndryshime të thella në gjirin e saj duke u distancuar nga e shkuara e errët dhe e kompromentuar e saj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Seksi, ka ndryshuar...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement