Fjolla Morina do të jetë së shpejti pjesë e prurjeve të reja muzikore, pasi është në proces xhirimi të klipit të saj më të ri. Shtatzania nuk e ka penguar këngëtaren kosovare t’u rikthehet projekteve muzikore, madje e ka nxitur të jetë akoma më e guximshme, duke u shfaqur provokuese me të gjitha hiret që të fal shtatzania. Kështu, e kënaqur me format e saj tashmë tejet të rrumbullakosura, këngëtarja ka vendosur të dalë thuajse nudo në skenat e klipit të ri, ku e shohim pjesërisht të mbuluar vetëm me një çarçaf. Flitet se xhirimet do të mbyllen plotësisht të enjten dhe në ditët në vazhdim, të gjithë fansat do të kenë mundësinë të shijojnë produktin përfundimtar sepse… shtatzënë apo jo, në fund të fundit, Fjolla është Fjolla!
Advertisement