Vdekja
– E dëgjove? Shefi ynë vdiq!
– Po, po, e dëgjova, po ka ca kohë që vras mendjen se kush ka vdekur tjetër bashkë me të…
– Me të?
– Po, pra… në njoftim ishte shkruar: Me të, vdes një nga punonjësit tanë më të shquar…

Babai i fëmijës
Një javë pas lindjes, një bjonde shkoi të regjistronte fëmijen e pestë në zyrën e gjendjes civile.
Punonjësi i zyrës, ndërsa po hapte regjistrin, e pyeti:
– Si quhet i ati i fëmijës?
– Ku ta di unë, – iu përgjigj ajo… se ashtu ishte, vërtet. Mirëpo punonjësi ia ktheu:
– Si ta kuptoj këtë?
– Po ja: Këput një trëndafil në kopsht ti dhe ta shpon dorën një gjemb. E gjen dot se cili gjemb ta shpoi?

I dehuri i zgjuar
Ishte bërë aq tapë burri, sa i merreshin këmbët. Duke e parë në atë gjendje, gruaja e qortoi:
– Si s’të vjen turp? Çdo ditë vjen i dehur në shtëpi.
– Gjepura! – ia kthen ai.
– Ti vetë e pranove mbrëmë! Apo e harrove?
– Epo, kur njeriu është i dehur, nuk di ç’flet moj grua!

Kërcënimi
Një mama që e kishte parë të bijën me një të panjohur, i tha saj:
– Si nuk bërtite, po e le atë djalë të të puthte?
– Ai më kërcenoi moj mami…
– Të kërcënoi? E çfarë të tha?
– Më tha se po të mos pranoja, nuk do të më puthte kurrë…

Emri i qofteve
Një klient, mik i përgjegjësit të restorantit, po e kërkonte me sy, por nuk po e shihte, ndaj pyeti një nga kamerierët:
– Ku e keni shefin?
– Aty brenda, në kuzhinë, por është i zënë me punë.
– Pse, çfarë po bën?
– Po ja, po sajon një emër të ri për qoftet që kanë mbetur që dje.

Diplomati nga Kina
U kthye nga Kina, ku kish kaluar disa vjet si diplomat në ambasadë dhe shokët e pyetën:
– Si i thonë 1, kinezçe?
– Ciu! – iu përgjigj ai.
– Po 2-shit?
– Ciu, ciu…
– Po 1000? – e pytën përsëri.
– Ciu cëërrrrrr…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *