Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

14 vjedhjet më të famshme të historisë

Një bandë hajdutësh e kaloi të dielën e Pashkës katolike duke hapur depozitat e sigurisë në rajonin e diamantëve të Londrës, Hatton Garden. Mendohet se ata kanë vjedhur gurë të çmuar dhe bizhuteri me një vlerë deri në 296 milionë $. Le të hedhim një vështrim pas, për të parë vjedhjet më të famshme të historisë

 

  1. Stefan Breitviser; 1.4 miliardë $

Në periudhën 1995-2001, Stefan Breitviser, një kamerier dhe “njohës arti” francez, vodhi më shumë se 200 sende nga muzetë, galeritë dhe kështjellat nëpër Evropë. Disa autoritete e kanë vlerësuar vlerën totale të vjedhjeve të tij me 1.4 miliardë $. Breitviser deklaroi se motivi i tij ishte thjesht artistik; ai nuk donte të shiste asnjë nga sendet që vodhi, megjithëse shumë prej tyre u shkatërruan nga ëma, kur mori vesh se ai ishte arrestuar. Ai bëri vetëm 26 muaj, nga tre vjet burg.

Advertisement

  1. Banka Qendrore e Irakut, Bagdad; 920 milionë $

Kur forcat e koalicionit iu afruan Bagdadit, më 19 mars 2003, Sadam Huseini dërgoi djalin e tij Qusay në Bankën Qendrore me një shënim të shkruar me dorë, ku urdhëroheshin menaxherët e bankës, t’i dorëzonin atij 920 milionë $ kesh. Afro 650 milionë $ u gjetën më vonë pas një muri në pallatin e Uday Huseinit, djalit të madh të Sadamit. Pjesa tjetër nuk u gjet.

  1. Banka e Dar Es Salamit, Bagdad, Irak; 282 milionë $

Bagdadi është në listë përsëri. Më 12 korrik 2007, brenda një nate, tri roje sigurie arritën të merrnin afro 282 milionë $ nga kasafortat e bankës. Asgjë konkrete nuk u zbulua nga hetimi, përveç mundësisë që hajdutët të ishin të lidhur me disa militantë lokalë.

  1. Aeroporti Shipol, Amsterdam, Hollandë; 118 milionë $

Më 25 shkurt 2005, katër hajdutë në një makinë të shoqërisë ajrore holandeze KLM ndaluan një tjetër kamion të KLM-së që transportonte diamantë të paprerë për në Antverp, Belgjikë. Ata ia mbathën me gurët që kishin vlerën 118 milionë $ dhe deri më sot, nuk janë gjetur, as burrat, as gurët.

  1. Depozita e sigurisë e Najtsbrixhit, Londër; 98 milionë $

Valerio Viçi, një hajdut italian në seri, u fut në depozitën e sigurisë më 12 korrik 1987, me pretekstin se do të merrte me qira një kuti sigurie. Kur u fut brenda, ai dhe një bashkëpunëtor nxorën armët dhe ia drejtuan menaxherit e rojeve, vodhën 98 milionë $ dhe u larguan. Ai u arratis në Amerikën e Jugut, por u kap kur u kthye për të marrë Ferrarin e tij. Viçi u dënua me 22 vjet burg.

  1. Securitas Depot, Kent, Britani e Madhe; 92 milionë $

Kjo vjedhje u kthye në dramë për pengjet. Më 21 shkurt 2006, hajdutët morën peng menaxherin dhe 14 pjesëtarët e stafit të Securitas Depot. Ata morën mbi 92 milionë $ nga kasafortat e bankës dhe i lanë pengjet në kafazët e parave. Të gjithë fajtorët u arrestuan dhe u dënuan.

  1. Vjedhja e madhe e trenit, Britani e Madhe; 74 milionë $

16 hajdutë, të udhëhequr nga Brus Reinolds, ndërmorën vjedhjen më çudibërëse të historisë së trenave. Më 8 gusht 1963, ata ndaluan një tren të quajtur Fluturuesi i Natës, që po transportonte bankënota. Treni u ndalua në një kryqëzim sinjalesh të trukuar dhe hajdutët u larguan me mbi 74 milionë $. Pasagjerët e tjerë të trenit mësuan për vjedhjen, vetëm kur kuptuan se lokomotiva dhe dy vagona mungonin! Pas një hetimi të suksesshëm nga policia, të gjithë hajdutët u arrestuan.

  1. Banco Central, Fortalesa, Brazil; 69.8 milionë $

Kjo ishte një nga vjedhjet më të mëdha të bankave të të gjitha kohërave, sipas librit të rekordeve Gines. Ajo ndodhi në Banco Central, më 7 gusht 2005. Hajdutët arritën të vidhnin mbi 69.8 milionë $ dhe bënë një nga vjedhjet më krijuese të historisë. Duke vepruar si punëtorë ndërtimi, ata gërmuan mu poshtë bankës një tunel të pajisur me drita dhe ajër të kondicionuar! Megjithëse një pjesë e parave janë rimarrë, rasti është ende i hapur.

  1. Diamantët Graff, Londër; 65 milionë $

Dy burra, të hequr si klientë, realizuan këtë vjedhje të guximshme në zyrat e Diamantëve Graff, më 6 gusht 2009. Ata vodhën bizhuteri me vlerë 65 milionë $. Një fakt kurioz: Hajdutët përdorën shërbimet e disa grimierëve profesionistë për të ndryshuar pamjen e tyre të jashtme. Megjithëse hajdutët u arrestuan, policia nuk i gjeti kurrë diamantët.

  1. Banka Britanike e Lindjes së Mesme, Beirut, Liban; 35 milionë $

Më 20 janar 1976, duke përfituar nga kaosi i luftës civile, një bandë hajdutësh që mendohet të jetë aleate e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, arritën të çanin murin e bankës, që tani quhet Banka HSBC e Lindjes së Mesme. Hajdutët u arratisën me afro 35 milionë $ prej lingotash ari, monedhash të huaja dhe letrash me vlerë.

  1. Vjedhja e furgonit të blinduar të shoqërisë Dunbar, Los Anxhelos, SHBA; 19 milionë $.

Shpesh policia thotë se shumica e vjedhjeve bëhet me ndihmën e dikujt nga brenda. Në këtë rast, u vërtetua diçka e tillë. Një inspektor sigurie i shoqërisë e fotografoi makinën e blinduar për disa kohë, për të vjedhur 19 milionë $ më 12 shtator 1997. Hajdutët u arrestuan dhe organizatori i tyre, Alen Pejs, u dënua me 20 vjet burg.

  1. Vjedhja e Mona Lizës, Paris, Francë; 2.22 miliardë $

Më 21 gusht 1911, një vizitor i Muzeut të Luvrit, vuri re se Mona Liza nuk ishte në vendin e zaj të zakonshëm. U deshën dy vjet para se ajo të gjendej. Ish-punonjësi i Luvrit, Vinçenco Peruxhia, e kishte vjedhur atë, të fshehur nën pallto. Ai u kap ndërkohë që po përpiqej t’ia shiste Galerisë Ufici në Firence. Peruxhia bëri vetëm 6 muaj burg për këtë krim, pasi deklaroi se motivi i tij kishte qenë patriotik. Ai mendonte se kryevepra e Da Vinçit duhej të rikthehej në Itali. Sipas mediave, vlera aktuale e Mona Lizës është 2.2 miliardë $.

  1. D.B. Cooper; 2 milionë $

Kjo është e vetmja vjedhje që është bërë në ajër. Policia ende nuk ka mundur ta zgjidhë misterin e D.B. Cooper (pseudonim i hajdutit). Më 24 nëntor 1971, ai mori peng avionin e linjës Northvvest Orient Airlines, u vodhi 2 milionë $ pasagjerëve e pastaj u hodh me parashutë.

  1. Vjedhja e Muzeut Kunsthal, Roterdam, Hollandë; 15 milionë $

Më 6 tetor 2012, një bandë hajdutësh u fut në Muzen Kunsthal dhe u largua duke marrë me vete shtatë piktura, ndërmjet të tjerave, Mone, Pikaso dhe Gogën. Tre burra rumunë u arrestuan në 2013-n dhe u deklaruan fajtorë për vjedhjen, megjithëse pikturat vetë nuk u gjetën kurrë. Hetuesit gjetën gjurmë të pikturave, kanavacës dhe gozhdëve në furrën e Olga Dogarusë, mamasë së njërit prej hajdutëve, gjë që çoi në përfundimin se disa nga pikturat ishin shkatërruar. Megjithëse punonjësit e muzeut refuzuan të vlerësojnë pikturat e vjedhura, në një artikull të “Nju Jork Tajms”, u tha se ekspertët i vlerësonin ato me 10-15 milionë $.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Makarona me lulelakër

Next Post

Më i mirë është vrapi apo ecja?

Advertisement