Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë e dobëson shikimin?

– Doktoreshë Rezarta, kam probleme me sytë. Jam 43 vjeçe dhe ka një vit e gjysëm që mbaj syze, por më kanë filluar përsëri problemet dhe me syrin e majtë, pothuajse nuk shoh fare. Kam ndërruar syzet, por vazhdoj njësoj. Më bëhet si perde dhe herë pas here, më erren sytë. Më është dobësuar shumë shikimi. Çfarë e dobëson shikimin? Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë. Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: E nderuar 43 vjeçare. Në moshën tuaj, e para gjë që të shkon në mendje është një ulje shikimi e lidhur me moshën, që quhet presbiopia, e cila është nevojë për syze për afër, ndërkohë që larg shikoni mirë. Ndërkohë, ju referoni se keni filluar të mbani syze që në moshën 38 vjeçare dhe, edhe pse e keni ndërruar shpesh numrin e syzeve, prapë shikimi është duke rënë.

Duhet të kryejmë shumë shpejt një vizitë të hollësishme okulistike, për të verifikuar tensionin e syrit dhe retinën tuaj, pasi mund të ketë filluar një sëmundje e tensionit të syrit (glaucomë) e cila fillon pikërisht me shenjat e shikimit të turbullt dhe ndërrimit të xhamave të syzeve bërë herë pas here, ndërkohë që rritja e tensionit brenda syrit mund të çojë deri në verbim, pa patur mundësi më vonë për ta rikthyer këtë shikim të dëmtuar. Nga ana tjetër, ju mund të keni ndonjë sëmundje në dritën e syrit (në retinë). Në këtë rast, fillimisht duket sikur nuk janë xhamat e syzeve në rregull, ndërkohë që problemi mund të jetë më i koklavitur. Ju duhet t’i nënshtroheni një vizite shumë të hollësishme mjekësore. Pastaj vendoset strategjia për zgjidhjen e problemit. Jeni i mirëpritur për vizitë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si merret sëmundja HPV?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement