Skuqeni sapo e dëgjoni fjalën porno? Ngrini në vend vetëm nga ideja se mund të shihni filma të tillë me partnerin? Kjo ju duket e pamendueshme… Në fakt, nuk duhet të jetë kështu. Lërini mënjanë tabutë e turpin dhe shihni filma erotikë me partnerin! Ne do t’ju tregojmë 7 arsye pse duhet ta bëni këtë…
1. Ju bën mirë për shëndetin
Pornoja i bën mirë jo vetëm shëndetit tuaj, por edhe atij të çiftit. Ajo ju jep mundësinë të shprehni edhe dëshirat tuaja më të fshehta. Pornoja, bashkë me seksin dhe masturbimin, konsiderohet si treshja më e mirë për një jetë seksuale të shëndetshme. Një studim që është bërë në vitin 2007 me 600 gra dhe burra danezë, tregoi se shikimi i filmave porno kishte pasoja pozitive në shëndet.
2. Ju nxjerr nga “zona juaj e sigurisë”
Nëse nuk mund të shihni një film porno me partnerin, lind pyetja nëse ndjeheni apo jo rehat në praninë e tij. Për këtë arsye përpiquni të shihni së bashku një film erotik, i cili do t’ju afrojë dhe do të largojë sikletin që mund të ekzistojë mes jush.
3. Do të bëheni pjesë e fantazisë së tij
Kur sheh një film erotik me partnerin, paralelisht ai do të krijojë skenare erotike me ju si protagoniste. Kështu, do të “hyni” në botën e tij të panjohur dhe të ndaluar. Në të njëjtin moment edhe ju do të fantazoni me partnerin tuaj, në skenarët tuaj, në fantazinë tuaj. Mos kini turp dhe lëreni veten të lirë.
4. Do të kuptoni se çfarë i pëlqen atij
Të gjithë burrat e botës shohin filma porno, pavarësisht në ju pëlqen juve apo jo. Duke parë bashkë me të këta lloj filmash do të kuptoni se çfarë i pëlqen atij dhe do të mësoni shumë mbi seksualitetin e tij. Mos mendoni se, meqë ai sheh filma të tillë, ka një tru pervers, përkundrazi, është një njeri normal nga ana seksuale.
5. Do të mësoni gjëra të reja
Përveç eksitimit të momentit, që është i qartë, të shohësh porno është një rast i mirë për të mësuar lëvizje të reja dhe mënyra të reja për të flirtuar me partnerin. Me një fjalë, do t’ju lindin ide të reja…
6. Mund t’ju pëlqejë…
Mund t’ju duket e pamendueshme të shihni porno me partnerin, megjithatë, provojeni dhe, ku i dihet, në fund mund t’ju pëlqejë kjo lloj eksperience. Nga ana tjetër, mos harroni se, jo vetëm do të largohen tabutë që mbase keni, por edhe do të kuptoni që jeta është një eksperiment i vazhdueshëm. Kurrë nuk e di nëse diçka të pëlqen, po nuk e pate provuar më parë.
7. Do t’ju kënaqë të dyve
Fantazitë janë një pjesë e madhe dhe e rëndësishme e një marrëdhënieje seksuale, që luan një rol të rëndësishëm në evoluimin e saj. Nëse mundeni të kënaqni së bashku një pjesë të fantazive tuaja, kjo do t’ju ndihmojë shumë dhe do të pakësohen mundësitë për t’i kënaqur me një tjetër partner. Do të mbeteni të kënaqur dhe kjo do të jetë gjëja më e rëndësishme.