– Jam e fejuar, por kohët e fundit po përjetoj shumë ngatërresa me të fejuarin, dhe më ka lënë komplet pasdore. Dhe kur dua të flas me të, më thonë familjarët e tij që është i mërzitur mos i fol etj. dhe të mos e ngacmoj derisa ai të qetësohet. Por për çfarë, nuk kam faj unë në asgjë. Ai nuk më flet, familja ime nuk e di që ne nuk flasim, më duket sikur ai do të ndahet nga unë, dhe unë nuk di si të veproj, t’ja them dhe familjes time, të shkoj ta kap të fejuarin të më flasi me zor, ndihem vërtetë në udhëkryq, po më iken mendja, nuk di si të veproj. Dhe familjarët e tij nuk më lënë të flas me të… Më ndihmoni si të veproj?
Advertisement